Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” në Sarandë, TCh siguron fotot e autorëve, shfaqen me kokore dhe…

2026-09-25 17:16:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” në Sarandë, TCh siguron

Alfapress.al ka siguruar ekskluzivisht pamjet e autorëve të dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, ekzekutuar pak ditë më parë në Sarandë.

Njëri prej autorëve, i cili mban në duar dy armë zjarri. Ai është i veshur me një xhup ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe mban në kokë skafandër, për të fshehur identitetin.

Por si u krye ekzekutimi? Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, autori është afruar me motor drejt zonës ku ndodhej Artan Myrtaj dhe ka qëlluar fillimisht me një pistoletë të pajisur me silenciator. Pas të shtënave të para, Artan Myrtaj ka mundur të largohet për disa metra, në përpjekje për t’i shpëtuar autorit. Në këtë moment, arma e parë dyshohet se është bllokuar. Autori ka nxjerrë armën e dytë, të cilën e mbante në dorën e djathtë, dhe ka vijuar të qëllojë drejt 44-vjeçarit, duke e lënë të vrarë. Më pas, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke hipur në motorin e drejtuar nga bashkëpunëtori i tij.

Po ndodh...

ide