"Në dosjet e Agasit del edhe emri i djalit tuaj"/ Berisha: Le ta publikojnë, por Ulsiu është i sigurt!

2026-09-24 14:44:00 / POLITIKË ALFA PRESS
"Në dosjet e Agasit del edhe emri i djalit tuaj"/ Berisha: Le ta

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke pretenduar se emri i tij del në një dosje dhe duke kërkuar publikimin e saj. Berisha tha se Manja duhet të sqarojë nëse përmendet si “vasal i Lubisë”, ndërsa akuzoi se në çështjen e SHISH janë përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë që, sipas tij, duhet të largohen menjëherë nga shërbimi.


NJOFTIM PËR MEDIA

Berisha për Ulsi Manjën: Emri i tij del në dosje, të publikohet, a del si vasal i Lubisë apo jo, duhet ta sqarojë 

*Kam edhe një pyetje. Gjatë seancës plenare ra në sy një bashkëbisedim i juaji me Ulsi Manjën. A mund të na thoni se çfarë biseduat me njëri-tjetrin sepse është deklaruar që në dosje mos u merrni me të sepse në dosje del edhe djali juaj. E konfirmoni këtë dhe...*

Sali Berisha: Prit një minutë. Oh kjo është një problem i madh. Prit tani. Ulsiut i del emri aty. I del emri. Tani i del emri, një gjë që të jemi të sinqertë se duhet thënë. 
A i del emri se Ulsiu është një vasal i Lubisë apo për arsye tjera, do ta sqarojë ai. Po emri i del. I nxin. 
Edhe ky tani kur i thashë për këtë tha: po ta publikojmë menjëherë. Në qoftë se është emri, le ta publikojnë që nesër. S'ka absolutisht... emrin e kujtdo. 
Po emri i Ulsiut del aty duket si shërbëtor i Lubisë. Prandaj ju lutem mediave, atë mos bëni lojë se bini në kurthin e Edi Ramës. Se ai e nxori atë rozë, ato historitë rozë, të cilat janë bajate. 
Ato histori të vjetra s'kanë asnjë vlerë. Zero vlerë. Vlerë ka dhënia e sekreteve shtetërore organizatave të karteleve të drogës, kjo është gjithçka. 
Sekrete të NATO-s. Dhe të mendohet, ju duhet të dini që bashkëpunimi më i ndjeshëm midis vendeve është bashkëpunimi midis shërbimeve të fshehta.

A duhet ta kishin ngritur alarmin në fakt këto vende, a mendoni se e kanë ngritur?

*Sali Berisha:* Unë mendoj se ato kanë bërë detyrën e tyre. Unë mendoj se në këtë zhvillim besoj dhe mendoj ato kanë luajtur rolin e tyre. 
Për shiko, është një gjë jashtëzakonisht e rëndë për to. Ke parasysh që në këto operacione, në këto shërbime janë edhe jetë njerëzish, janë operacione të besimeve maksimale e të tjerë e të tjerë, dhe kur marrin vesh se me kë kanë bashkëpunuar ata, nuk mund të ketë zhgënjim më absolut. 
Nuk mund të ketë turp më të madh. Dhe më fal, dhe tjetra, që ajo aty nuk ka qenë vetëm. 
Jo, ka patur bashkëpunëtorë të cilët duhet të ikin menjëherë. Nuk duhet që të qëndrojnë asnjë minutë më në shërbim. 
Të gjithë. Këto që thoni ju i kanë politikë, këta të politikës kështu janë, janë më keq.

Po ndodh...

ide