“Flej pa dert zemër, gjithë radarët i fik për ty!”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin

Të tjera mesazhe dashurie dalin nga dosja romancë tanimë mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.
"Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!” i shkruan Vlora Hyseni Ergys Agasit. Ergysi i përgjigjet: Shpirt a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?
"Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!" I kthen përgjigje Vlora Hyseni mesazhit që Ergys Agasi i kërkon informacion nëse ka ndonjë operacion policie për të kapur çunat e tij.
Por nga ana tjetër i sugjeron të mos e përdorë numrin tjetër se ai është në përgjim. Që është një romancë dashurie kjo është shumë e qartë, por të gjithë janë shokuar nga qëndrimet e shefes se SHISH.
Sot Vlora Hyseni do të pyetet nga prokuroret e SPAK për gjithë këto komunikime dhe ndihmën që i ka dhënë Ergys Agasit. Ndërkohë që në ballafaqimin e parë me SPAK ka deklaruar se e ka pasur Ergysin bashkëpunëtor.
Në dosjen AKSHI deri tani kjo është historia më e fortë ku pasioni, pushteti, korrupsioni e krimi bëhen bashkë!
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128