Skandali “AGASI”/ Shefi i Policisë Shkencore dhe biznesmeni dalin para GJKKO-së. Ja çfarë u gjet në telefonin e Fatjon Kallucit

2026-09-24 09:12:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

SKANDALI “AGASI”/ Shefi i Policisë Shkencore dhe biznesmeni

Nis seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen ne pyetje ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi që ka të bëjë me përkrahjen e Ergysit Agasit në kohën kur ai ishte person në kërkim.

Mësohet se Fatjon Kalluci, me detyrë Shef i Policisë Shkencore, i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës së makinës “Land Rover Deffender”, me targë “GG444AA” të gjetur në “Equos Resort”.

Ndërsa kryekamarieri i dërgonte ushqime në banesë ku qëndronte i fshehur. Të dhënat janë zbuluar në telefonin e Agasit.

Avokatët do të kërkojnë në gjykatë shpalljen e moskopetencës dhe do t’i kërkojnë togave të zeza kohë për t’u njohur me aktet.

Po ndodh...

ide