"S’kam bërë asnjë krim, i kam çuar supë e ushqim"/ Akuzohet se fshiu pamjet e takimeve të Agasit me zyrtarë të lartë në lokal, biznesmeni mbrohet në GJKKO

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmitë e dhëna në GJKKO nga biznesmeni Embro Sulejmani, i cili u arrestua nën akuzën se ka ndihmuar Ergys Agasin për të fshirë gjurmët e takimeve të tij në lokalin e tij, gjatë kohës që ishte në arrati.
Gjatë seancës, Sulejmani ka deklaruar se e njeh Ergys Agasin pasi të dy janë nga Durrësi. Ai ka mohuar të ketë kryer ndonjë vepër penale, duke thënë se nuk e kupton se për çfarë krimi akuzohet.
Sipas dëshmisë së tij, Sulejmani i ka çuar Agasit supë dhe ushqime gjatë periudhës kur ky i fundit ishte person në kërkim.
“Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani para gjykatës. Ndërkohë, në dëshminë e tij, oficeri i Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, është shprehur se nuk mban mend të ketë dërguar akte sekrete, siç dyshohet nga SPAK. Kalluçi dhe Sulejmani u arrestuan në kuadër të një procedimi, ndërsa sot u lanë në burg.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128