Dosja e SPAK për Ergys Agasin, zbardhen detaje, si iu vunë në dispozicion të dhënat e telefonave të “zbërthyer” nga policia

2026-09-24 09:43:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja e SPAK për Ergys Agasin, zbardhen detaje, si iu vunë në

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi. Sipas të dhënave të përfshira në dosje, Agasit i janë vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me disa telefona të zbërthyer nga Policia Shkencore.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në dosje pretendohet se këto të dhëna i janë dorëzuar Agasit nga Fatjon Kalluci, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore.

Sipas materialeve të hetimit, Kalluci i ka vënë në dispozicion Agasit aktet e ekspertimit të telefonave, të cilat ishin zbërthyer dhe analizuar në laborator.

SPAK po heton rrethanat në të cilat këto materiale janë siguruar dhe më pas i janë vënë në dispozicion Ergys Agasit, si dhe rolin e personave të përfshirë në këtë proces.

 

 

 

Po ndodh...

ide