Me skafandër dhe armë në dorë, dalin fotot e autorëve që ekzekutuan “Tanin e Ruzhdiut”

2026-09-25 14:43:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Me skafandër dhe armë në dorë, dalin fotot e autorëve

Janë zbuluar pamjet nga ekzekutimi i Artan Myrtajt, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”, në datën 20 shtator në Sarandë.

Siç mund të shihet dhe në foto, autorët ishin dy. Njëri prej tyre shfaqet me armën në dorë drejtuar te makina ku ishte viktima, ndërsa tjetri e priste me motor, me të cilin dyshohet se janë arratisur pas krimit.

Autorët nuk identifikohen dot në fytyrë pasi kanë vënë në kokë një skafandër.

Artan Myrtaj, i njohur edhe si Tani i Ruzhdies, u ekzektuar të dielën e 20 shtatorit, në zonën e quajtur ish-Agjencia në qytetin e Sarandës. Ekzekutimi i 44-vjeçarit dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të ndodhura më herët në Sarandë, që e kanë zanafillën në një plagosje të regjistruar në korrik 2025. Myrtaj dyshohet se ka qenë pjesë e atij konflikti dhe kjo është një nga pistat ku janë përqendruar hetuesit.

Po ndodh...

ide