"Ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie", Foreign Policy Journal kritikon Reformën në Drejtësi: Ngrihen pikëpyetje për shtetin ligjor!

Media Foreign Policy Journal ka publikuar një analizë të zgjeruar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri, duke u ndalur te funksionimi i SPAK-ut, përdorimi i paraburgimit dhe rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në shkrimin e firmosur nga Timothy Mason trajtohen zhvillimet e dekadës së fundit në sistemin e drejtësisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat që, sipas autorit, reforma ka sjellë në funksionimin e institucioneve.
Shkrimi ngre gjithashtu pikëpyetje mbi respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe llogaridhënien e institucioneve antikorrupsion në Shqipëri.
Shkrimi i plotë i Foreign Policy Journal, shkruar nga Timothy Mason:
Më 15 shtator, Gjykata e Lartë e Shqipërisë lejoi vijimin e mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiak që nga viti 2015, Veliaj ka kaluar tashmë më shumë se 19 muaj në paraburgim pa një vendim dënimi. Këtë verë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i gjykoi të papërshtatshme nga pikëpamja kushtetuese arsyetimet e Gjykatës së Lartë për këtë paraburgim, kur shfuqizoi tërësisht vendimin e gjykatës më të ulët. Shkaku ishte se ajo nuk kishte marrë parasysh alternativa më pak shtrënguese, as faktin që Veliaj mbetet zyrtar i zgjedhur.
Në fund, Gjykata e Lartë iu përgjigj duke e vazhduar gjithsesi paraburgimin e tij. Ende nuk e ka dhënë arsyetimin. Ja ku ka përfunduar një dekadë “reforme në drejtësi” e mbështetur nga Perëndimi në Shqipëri: te një sistem prokurorial aq i fuqishëm sa u mbijeton dy qortimeve nga vetë gjyqtarët kushtetues të vendit.
Por, nuk filloi kështu. Në vitin 2016, Uashingtoni dhe Brukseli e shtynë Shqipërinë të krijonte SPAK-un, Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u ngrit si një organ i pavarur dhe i mbrojtur nga ndikimet, me kompetenca për të ndjekur zyrtarët e korruptuar dhe rrjetet e krimit të organizuar që ishin ngulitur në institucionet shtetërore. Teoria, si gjithmonë me këtë lloj inxhinierie teknokratike, ishte se më shumë pushtet institucional, i ushtruar nga njerëzit e duhur, do të prodhonte më shumë shtet ligjor. Bëj venting për gjyqtarët. Spastro të korruptuarit. Ndërto një makineri prokuroriale aq të fortë sa më në fund t’u kërkojë llogari të fuqishmëve.
Reformatorëve duhet t’ua njohim të paktën këtë: procesi i vetingut nuk ishte pa dhëmbë. Sipas vetë Departamentit të Shtetit, më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kaluan nëpër të ose u shkarkuan për pasuri të pajustifikuar apo lidhje me krimin e organizuar, ose dhanë dorëheqjen që të mos i nënshtroheshin procesit. Kjo është një arritje e vërtetë. Ia vlen ta themi hapur, në vend që të pretendojmë se i gjithë projekti ishte bosh që në fillim.
Por spastrimi i gjyqtarëve të këqij nuk është e njëjta gjë me ndërtimin e një sistemi që i bindet ligjit. Një dekadë më vonë, makineria që ndërtoi SPAK-u i ngjan gjithnjë e më shumë asaj që supozohej të zëvendësonte: e fuqishme, e errët dhe që nuk i jep llogari askujt. Ngarkesa e çështjeve të prapambetura në gjykata, që ajo supozohej të ndihmonte ta zbrazte, përkundrazi ka shpërthyer: nga rreth 16.000 çështje në pritje në rreth 200.000 sipas vlerësimeve. Shqiptarët e zakonshëm tani mund të presin 15 vjet për një vendim. Mbi gjysma e të burgosurve në vend ndodhen në paraburgim, një nga nivelet më të larta në Evropë. Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ky mjet duhet rezervuar për rrezik real arratisjeje ose rrezik për publikun. Nuk duhet përdorur si gjendje pritjeje e zakonshme.
Edhe më shqetësues është përdorimi i paraburgimit për të anashkaluar vullnetin e votuesve, siç argumentojnë kritikët se ka ndodhur në rastin e Veliajt. SPAK-u e arrestoi në shkurt 2025 me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Ai i ka mohuar gjatë gjithë kohës akuzat. Shtatorin e kaluar, Këshilli Bashkiak i Tiranës e përdori paraburgimin e tij si bazë për të tentuar ta shkarkonte fare nga detyra. Kjo ndodhi përpara çdo dënimi, duke lejuar në fakt që një veprim prokurorial të bënte atë që nuk e kishte bërë kutia e votimit. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e rrëzoi shkarkimin nga Këshilli.
Në fillim të çështjes, SPAK-u i mohoi Veliajt aksesin në rreth 60.000 faqe provash. Veçmas, dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kundërshtuan kushtet në të cilat ai mbahej gjatë seancave, duke thënë se mbajtja e tij në një kabinë xhami ishte poshtëruese. Një mendim paralel në Gjykatën Kushtetuese shkoi edhe më larg se shumica. Ai arriti në përfundimin se provat nuk e kishin vërtetuar as dyshimin e arsyeshëm që nevojitej për ta mbajtur atë në paraburgim që në fillim. Madje edhe një anëtar aktual i Parlamentit Evropian, që nuk është aspak skeptik nga natyra ndaj institucioneve të mbështetura nga Brukseli, ka pyetur publikisht nëse 19 muaj paraburgim janë ende “rreptësisht të nevojshëm”.
This is what happens when an agency built to be unaccountable to politicians ends up unaccountable to the law. And the costs are not limited to courtroom drama. Foreign investors understand this model for what it is. The State Department’s 2025 Investment Climate Report recognizes Albania as a real improvement on the Corruption Perceptions Index, from 37 to 42. It also notes the increase in the stock of American investment from $300 million to $382 million in a single year. Yet it still describes Albania as a difficult place to do business. It cites corruption in procurement, a bloated informal economy, and poor contract enforcement as reasons. No marketing campaign can compensate for an economy with a justice system that first arrests and then acquits.
None of this is an argument for showing leniency towards corruption; Albania has not earned this reputation for nothing. But an anti-corruption apparatus that is unaccountable to anyone, that moves at its own pace and treats due process as optional, is not a rule of law. It is simply another address for the same old discretionary power. Real reform was supposed to replace it. Nineteen months after Veliaj’s detention began, it is fair to ask whether it has.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128