EMRAT/ Shisnin kokainë me motorin e shpërndarjes, dy të arrestuar në Lushnje

2026-09-25 09:58:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Shisnin kokainë me motorin e shpërndarjes, dy të arrestuar

Një operacion antidrogë i koduar “Motoristi” është finalizuar nga Policia e Fierit pas disa muajsh hetime, duke çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për shitje të kokainës në Lushnjë.

Në pranga kanë rënë Eduart Sharka, 31 vjeç, dhe Skerdilajd Gjoni, 39 vjeç. Sipas Policisë, Sharka dyshohet se shpërndante doza kokaine në qytet duke përdorur motomjetin me të cilin punonte për shpërndarjen e porosive të ushqimit.

Gjatë kontrolleve në banesa, efektivët sekuestruan rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, fishekë për armë zjarri, një grirëse bimësh narkotike dhe gjashtë telefona celularë.

Në banesën e 31-vjeçarit u gjetën 318 gramë kokainë e dyshuar, peshorja elektronike, municion, grirësja dhe tre celularë. Ndërsa në banesën e 39-vjeçarit u sekuestrua një sasi tjetër e lëndës së dyshuar narkotike dhe tre celularë.

 

Hetimet u kryen nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide