Gazetari Lutfi Dervishi: Do ketë të tjera skandale
Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar rastin e ish-drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni, e cila po hetohet për nxjerrje të sekretit shtetëror, duke theksuar se dëmi për vendin është i madh në një kohë kur Shqipëria pret të organizojë samitin e ardhshëm të NATO-s.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, gazetari vuri në dukje se dëm akoma më i madh është mosreagimi pas dëmeve të shkaktuara, duke i kaluar ato me spektakël. Dervishi paralajmëroi se pritet të ketë skandale të tjera që do të dalin në publik.
“Ti shpreson që në 2027-ën të bësh Samitin e NATO-s në Tiranë. A ka dëm më të madh se sa kjo që ka ndodhur?! Çështja është te pasha e fjalëve. Në një vend normal, ku në krye të institucioneve janë njerëz me dy pare mend në kokë, mund të kishin bërë dorëheqjen dhe i kursenin vendit, familjes, vetes, gjithë këtë spektakël. Dëmi më i madh tani që mund të bëhet është një hetim i cekët. Duhet një hetim qelize dhe dënime shembullore. Dëmi është se nuk mësojmë nga dëmet. S’është ky skandali i parë, do ketë prapë të tjera. Si reagon ndaj kësaj? Reagon edhe sot në formë spektakli. S’është thjesht spektakël, ngjyra rozë, për të ushqyer edhe median me qasje bulevardeske”.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128