Vetëm 38 gola në radhët e Shqipërisë, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues në Ligën e Kombeve

2026-09-24 19:11:00 / SPORT ALFA PRESS
Vetëm 38 gola në radhët e Shqipërisë, kuqezinjtë

Shqipëria nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me shumë risi në radhët e ekipit të grumbulluar nga trajneri Rolando Maran, që mund të ndryshojnë shumë gjëra brenda skuadrës.

Por ajo që duhet ndryshuar pikë së pari, është raporti i skuadrës me golin, pasi kuqezinjtë vinë nga katër ndeshje të këtij viti ku kanë shënuar vetëm një gol, si dhe që nga starti i vitit 2025 kanë regjistruar vetëm 2 ndeshje në total ku kanë shënuar më shumë se 1 gol.

Kjo bën edhe që në radhët e kuqezinjve të ketë një numër të vogël lojtarësh që njohin rrjetën. Spikat Manaj me 11 gola, Uzuni me 6 e Asllani me 5. të cilët së bashku tejkalojnë gjysmën e 38 golave me kuqezinjtë të regjistruar nga të gjithë lojtarët e grumbulluar nga Maran së bashku.

Me pak fjalë, Shqipëria ka nevojë për më shumë kontribut para portës nga lojtarët e grumbulluar, ku vetëm 11 prej tyre e kanë provuar gëzimin e golit me fanellën kuqezi.

 

GOLASHËNUESIT NË LISTË

11 Manaj

6 Uzuni

5 Asllani

3 Ismajli, Seferi, Muçi

2 Hysaj, Hoxha

1 Gjimshiti, Ramadani, Daku

 

Po ndodh...

ide