Viti 1999-të/ Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të luante kundër Jugosllavisë

2026-09-24 16:30:00 / SPORT ALFA PRESS
Viti 1999-të/ Për shkak të Kosovës, Irlanda refuzoi të

Por për irlandezët, Kosova nuk është një emër krejt i panjohur në historinë e tyre. Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, qeveria e atëhershme e Irlandës ndërhyri për të mos lejuar zhvillimin e një ndeshjeje kualifikuese për Euro 2000 kundër Jugosllavisë.Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 5 qershor 1999 në Dublin. UEFA, megjithatë, refuzoi kërkesën e qeverisë irlandeze për shtyrjen ose anulimin e saj, duke argumentuar se nuk kishte bazë ligjore për ta bërë këtë.

Përballë këtij qëndrimi, qeveria e kryeministrit Bertie Ahern vendosi të mos i lëshojë vizat ekipit jugosllav. Ahern kishte paralajmëruar se, nëse UEFA nuk do të merrte një vendim, atëherë qeveria irlandeze do të vepronte vetë. Vendimi u lidh drejtpërdrejt me situatën e krijuar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Vendimi e vendosi Irlandën në përplasje me UEFA-n dhe solli edhe rrezikun e përjashtimit nga garat evropiane. Në fund, Federata Irlandeze e Futbollit u gjobit me 25 mijë funte dhe u detyrua të kompensojë shpenzimet e ekipit jugosllav.

Ndeshja u zhvillua rreth tre muaj më vonë, më 1 shtator 1999, në Lansdowne Road të Dublinit. Irlanda fitoi 2–1, me Robbie Keane që shënoi golin e parë, ndërsa Mark Kennedy realizoi golin e fitores.

Po ndodh...

ide