Vlora Hyseni accused him of meeting with Serbian agents, Lala: I will file a criminal complaint with SPAK!

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar duke thënë se përbuz me neveri akuzat që ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni i bëri duke i thënë se “është takuar me agjentë serbë”.
Në një komunikim për News24, gazetarja Lala i ka cilësuar akuzat e Hysenit si një përpjekje për ta frikësuar dhe kërcënuar për shkak të punës së saj si gazetare.
Ajo shtoi se do ti drejtohet prokurorisë së posaçme me një kallëzim penal.
“E përbuz me neveri cdo akuzë të ish shefes së SHISH, Vlora Hyseni në adresën time. Mu duke si një përpjekje e dëshpëruar e zonjës për të më kërcënuar për shkak të detyrës që bëj.
Zonja ka mundësinë ta korrigjojë atë që tha dhe të kërkojë falje publike, është në nderin e saj dhe institucionit që ka drejtuar dhe në nderin e një gruaje që nesër mund të rrisë fëmijë.”
Në fund ajo deklaroi se për akuzat që Hyseni i bëri do ti drejtohet SPAK: “Unë do ti drejtohem prokurorisë së posaçme me një kallëzim penal. Unë kam folur me avokatin Dorian Matlia dhe po bëjmë materialin për t’ia dorëzuar SPAK”.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128