Aksident në aksin Vlorë-Orikum, përplasen dy makina, dy persona në spital

2026-09-24 23:10:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident në aksin Vlorë-Orikum, përplasen dy makina, dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Vlorë-Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një “Volkswagen Golf”, që udhëtonte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, është përplasur me një automjet tip “Benz”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjerja e njërit prej automjeteve. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri tani, Policia e Vlorës nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e përplasjes. 

Po ndodh...

ide