Aktivisti thirrje Eric Wendt: Na jepni një dorë, duam të krijojmë një qeveri të fortë

2026-09-25 21:28:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Aktivisti thirrje Eric Wendt: Na jepni një dorë, duam të

Nga protesta e 118-të kundër qeverisë, aktivisti Erald Ndoj ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.

Në fjalën e tij, Ndoj kërkoi mbështetjen e SHBA-së përballë asaj që e cilësoi si një situatë të vështirë politike në vend. Ai theksoi lidhjen e fortë mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar që Uashingtoni të jetë pranë qytetarëve.

Sipas aktivistit, në Shqipëri po cënohen të drejta themelore dhe sovraniteti i vendit.

“Zoti Eric Wendt, Shqipëria sot është në ditët më të vështira. Ne jemi kombi më amerikandashës dhe sot kemi nevojë më shumë se kurrë për ju”, u shpreh Ndoj.

Më tej, ai kërkoi ndihmë për ndryshimin e situatës politike, duke deklaruar se protestuesit synojnë krijimin e një qeverie që, sipas tij, të jetë më e fortë dhe të garantojë të drejtat e qytetarëve.

“Na jepni një dorë. Po na cënohet sovraniteti dhe të drejtat themelore. Na ndihmoni të krijojmë një qeveri të fortë. Ju garantojmë se nuk do të lejojmë që të kthehen ditët e zeza”, tha aktivisti.

Po ndodh...

ide