Ksamili kërkon "divorcin" nga Saranda, banorët nisin mbledhjen e firmave për referendum: Duam të jemi bashki më vete

2026-09-26 09:50:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Ksamili kërkon "divorcin" nga Saranda, banorët nisin

Banorët e Ksamilit kërkojnë nga hartuesit e Reformës Territoriale, që të merret parasysh propozimi i opozitës për shkëputjen nga Saranda dhe rikthimin e bashkisë. Lëvizja e tyre është konkretizuar me mbledhjen e firmave për referendum dhe takime me deputetët.

Të zhgënjyer nga "bashkëjetesa" 11-vjeçare si Njësi Administrative në përbërje të Bashkisë së Sarandës, atje po merr edhe trajtë institucionale kërkesa për "divorc".

Përparim Ahmeti, këshilltar Bashkiak nga grupi opozitar në Sarandë, thotë se, në kushtet kur gjatë sezonit që po zgjatet, në Ksamil lëvizin deri 60 mijë banorë e turistë që kanë nevojë për shërbime shpesh të munguara. Ndaj administrimi vendor në nivel Bashkie, është domosdoshmëri.

"Në dëgjesën e fundi, ksamiliotët kanë kërkuar që ne të kërkojmë referendum, të mbledhim firma. Një grup ka kontaktuar dhe një grup deputetësh, të ccilët kanë qenë të gatshëm për këtë pjesën e referendumit dhe na kanë dhënë premtime për ta ndjekur në bazë të ligjit", thotë ai.

Aktualisht Ksamili funksionon si Njësi Administrative e Bashkisë së Sarandës. Por, sipas këshilltarëve opozitarë dhe një pjesë e biznesit vendas pretendohet se kjo njësi jep të ardhura të majme për bashkinë dhe nuk i kthehen mbrapsht si investime, në masën që i takon.

"Ksamiliotët do të votojnë mbi 95% PRO bashkisë, sepse shofin që me kalimin te bahskia e Sarandës, territoret e Ksamilit janë të zaptuara. Në kohën kur ishim njësi vendore më vete, ruajtëm qendrat, parqet, lulishtet, parkimet që sot po minimizohen ditra ditës. Kërkojmë kthimin e Ksamilit bashki", thotë Përparim Ahmeti, këshilltar Bashkiak nga grupi opozitar në Sarandë.

Ahmeti i referohet projektit opozitar, që Ksamilin e parashikon pjesë të 100 bashkive që propozohen, nga 61 që janë aktualisht. Sipas tij, ka nisur mbledhja e firmave të banorëve që ligji kërkon për organizimin e referendumit, që Ksamili të ligjërohet si Bashki më vete.

Po ndodh...

ide