Fotografi që na bëjnë të mos harrojmë/ ‘Nuk është ngarkesë zotëri është vëllai im i vdekur!’
12 Shkurt 2022, 11:01 / DOSJE
Kjo foto është shkrepur nga një gazetar terreni japonez, në gushtin e vitit 1945, pak ditë përpara kapitullimit të Japonisë.
Është njëri vëlla, më i madhi, që mban mbi shpinë vëllai e tij më të vogël, të porsa vrarë nga një bombardim aleat. Po pret me durim, duke shtrënguar dhëmbët, nga dhimbja dhe lodhja, radhën e gjatë për ta djegur në krematorium trupin e vëllait të tij.
Punonjësi i krematoriumit, kur e pa në një gjendje të tillë, i thotë: – “Ule poshtë ngarkesën se do të të duhet kohë të presësh sa të të vijë radha”.
Atëherë, djali dinjitoz i përgjigjet: – “Nuk është ngarkesë zotni, është vëllai im!”
Moralin, secili, le ta mendojë vetë. Japoninë e pas luftës e rindërtuan të tillë burra! /Klodi Stralla
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
