Fotot/ Si dukeshin lekët shqiptare në vitet 1920-1940
Ashtu si shihet dhe në foto, 2 lek dhe 20 lekë në ato vite janë shumë më ndryshe sesa sot i njohim.
Me shenjën e shqiponjës, 2 lekë ka të stampuar një figurë antike dhe ka sipër të shkruar “Banka Kombëtare e Shqipnis”.I njëjti shkrim është edhe gjuhën italiane. Ndërkaq në kartmonedhën 20 lekë, është e stampuar pamja e një fshati, si dhe shifra njëzet është e shkruar edhe në italisht.
Lekët kanë qenë më të vogla në prerje, duke iu përshtatur kohës në të cilën përdoreshin. Siç shihet ndryshimi nga lekët që përdorim sot është i madh, si në madhësi, në dizenjo, ashtu edhe në tekstin që kanë të stampuar.
Në Shqipërinë e pas Luftës së Parë Botërore ishte një rrëmujë e vërtetë për sa u përket prerjes së monedhave. Sa për të marrë disa shembuj: Kartëmonedha e hedhur në qarkullim në Bashkinë e Vlorës në vlerën e 50 qind-kartë, kishte figurën e Ismail Qemalit, ajo e Bashkisë së Korçës ishte ende kartëmonedha që hodhën në qarkullim francezët. Në shkallë vendi ndërkohë, kishin filluar prerjet 20-she dhe 5-she franga, si dhe monedha metalike prej nikeli me figura e simbole nga më të ndryshmet.
Ekonomistët dhanë alarmin se nuk mund të ecej më me këtë gjendje. Në këto kushte në parlamentin shqiptar, në vitin 1923 u diskutua për një monedhë shqiptare, të emërtuar me një emër shqip. Ahmet Zogu propozoi emrin Lekë, në nder të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Propozimi u prit me duartrokitje, por vetëm në vitin 1926 filloi prerja e parë e Lekut nga Banka Kombëtare Shqiptare.
Ky ishte 5-lekshi, i barabartë me 1 frangë ari të mëparshme. Në anën kryesore mbante portretin e Zogut, ndërsa pas një bujk duke ngarë një pendë qe. Në të shkruhej Shqipni-Albania. Kjo kartëmonedhë u hoq shpejt nga qarkullimi, pasi u kritikua për shqiponjën, që ishte e stilit romak. Më pas u emetua një monedhë tjetër po me këtë vlerë.
Vit pas viti u bënë përmirësime në emetimet e reja. Në kartëmonedha pasqyrohej figura e Aleksandrit, Pirros, Herkulit, madje edhe e Akilit që jetoi 900 vjet përpara tyre.
Po pse propozoi Zogu që kartëmonedha jonë të mbante emrin e Aleksandrit të Madh? Të gjithë prijësit shqiptarë e kanë patur idhull Aleksandrin e Madh. Pirua i Epirit thoshte se kishte lidhje gjaku me Lekën. Skënderbeu i mori emrin Iskander dhe simbolet, brirët e dhisë. Kur e bënë ata, pse të mos e bënte edhe Ahmet Zogu? Thonë se e nxiti edhe shkrimtarja amerikane Rose Wander Lane, e cila pas udhëtimeve në Shqipërinë e veriut, hodhi tezën se Aleksandri i Madh ka lindur në Mat, në Emadhi. Sipas këtij versioni që e rrëfenin edhe pleqtë e Matit, Leka i Madh u lind në Emadhia, ku jetoi derisa la djepin.
Kuptohet që ky version e çmendi fare Ahmet Zogun, të cilit i hipi në kokë se kishte lidhje me Aleksandrin e Madh. Por sa herë që hidhte mufkën, të gjithë qeshnin. Ndaj hoqi dorë një herë e mirë nga ideja e të qenit pasardhës i largët i Aleksandrit të Maqedonisë, duke bërë të dytën, duke e përjetësuar atë në monedhën shqiptare.
Monedhat e Enverit:
Në kohën e socializmit monedhat ishin mbushur me punëtorë fabrikash, të rinj hekuruadhash me kazma e lopata, me trena e turbina, traktorë e autokombajna. Ndërsa në periudhat e tjera kishte prerje të monedhave metalike ku vendoseshin simbolet emblematike të Aleksandrit të Madh, në socializëm ato u hoqën, leku mbeti pa Aleksandrin e madh, megjithëse mbante emrin e tij. Në të gjitha kartëmonedhat, por edhe monedhat metalike u vu stema e Republikës, që përmbante si datë 24 majin, Kongresin e Përmetit.
Periudha e Demokracisë:
Pas rënies së komunizmit, për të qenë sa më “korrekt” mbi kartëmonedha u stampuan portretet e heronjve kombëtarë, apo rilindësve, kurora lulesh apo dafinash. Në monedhat e pas vitit 1992 kanë sunduar portretet e figurave kombëtare, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, ndërsa në anën e pasme Kalaja e Krujës, ndonjë libër, një qiri, fjalët e Naimit, ndërtesa e shpalljes së pavarësisë, pamje e kishës katolike etj.
Numizmatika shqiptare
Numizmatika dhe koleksionimi i monedhave dhe kartëmonedhave në Shqipëri është një hob relativisht i vjetër. Një nga figurat më të shquara që ka filluar koleksionimin e monedhave të lashtësisë ka qenë Shtjefën Gjeçovi, françeskanët e Shkodrës etj.
Në vitet e sundimit komunist, numizmatika është zhvilluar në heshtje, e privuar nga e drejta për të mbledhur e për të mbajtur monedha të metaleve të çmuara. Gjithashtu, Banka e Shtetit Shqiptar u kishte mohuar numizmatëve shqiptarë të drejtën për të koleksionuar emetimet përkujtimore. Emetimet për 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, argjend dhe ar, prerje komemorative të vitit 1966, ‘67, ‘69 u shitën të tëra në tregun e jashtëm dhe koleksionistët shqiptarë kanë mundur t’i gjejnë ato vetëm në vitet e demokracisë, me zhvillimin e ankandeve online në ebay.
Banka e Shtetit Shqiptar ende dhe sot nuk ka një listë të numizmatëve që t’i përfshijë ata në abonimet e emetimeve të tyre. Në të gjitha shtetet europiane bankat e nivelit të parë, ato që kanë të drejtën e emetimit, njëherësh janë të detyruara që ekzemplarë të emetimeve të tyre, t’i ruajnë kundrejt shitjes për koleksionistët, gjë që nuk ndodh te ne. Banka e Shtetit Shqiptar asnjëherë nuk ka qenë serioze në marrëdhëniet me numizmatët dhe emetimet komemorative.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
