I akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine dhe pastrim parash/ Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën

7 July 2026, 13:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Aleks Pepën, i dënuar më herët për grabitjen e 990 mijë eurove në Rinas. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga dy të hetuarit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Apeli ka miratuar vendimin e datës 14 prill 2026, me të cilin ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si dhe vendimin e datës 6 qershor 2026, që kishte vendosur vazhdimin e kësaj mase.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesat e Aleks Pepës dhe I.L., duke vendosur që ata të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Po ndodh...

ide