Rama e pranon: Paguam 4 milion euro për të sjellë Kanye West në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar stadiumi që po ngrihet ku do të performojë këngëtari me famë botërore, Kanye West.
Gjatë inspektimit, ai pranoi se janë shpenzuar 4 milion euro për koncertin, por duke e quajtur një investim ekonomik për turizmin. Rama shigjetoi edhe protestuesit duke i quajtur "sorra dhe korba" që sipas tij shpifin se janë shpenzuar dhjetëra miliona euro për koncertin e YE.
“Ky është një event i organizua tërësisht nga grupi privat. Partnerë shqiptarë, gjermanë, turq që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë, jo dhjetëra miliona euro siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga Europa, nga Amerika, nga Australia, 80 shtete dhe janë më shumë se sa ata që blenë biletat dhe erdhënpër finalen e Conference League. Ky event nëse do të mbetej i parealizuar, do të ishte një mundësi ekonomike e humbur për kryeqytetin. Ata mijëra njerëz sjellin një impakt ekonomik të menjëhershëm por edhe hap pas hapi. Ajo finalja e Conference League na solli një bum turistësh nga Holanda dhe Italia. Këto janë eventet, se bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla që kërkojnë një shpenzim, por janë investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që nuk duan”, u shpreh Rama.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128