Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet autori i dyshuar

7 July 2026, 14:41 / KOSOVA ALFA PRESS

Një 20-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vrarë të dielën në një sulm me armë zjarri në qytetin e Uppsalës, në Suedi. Viktima është identifikuar si Gent (Milot) Maksutaj, nga fshati Banjë i Istogut.

Sipas mediave suedeze, vrasja dyshohet të ketë qenë një ekzekutim i planifikuar. Mediat suedeze bëjnë me dije se autori i dyshuar ka lëvizur me biçikletë dhe e ka qëlluar fillimisht viktimën. Pasi 20-vjeçari ka rënë në tokë, ai dyshohet se është afruar dhe ka qëlluar sërish.

Pas krimit, i dyshuari raportohet se është larguar me tren drejt Stokholmit, ku më pas është arrestuar nga policia.

Prokuroria suedeze ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen është ndaluar një person nën moshën 18 vjeç. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që në vrasje të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën Kvarngärdet të Uppsalës, pasi policia mori njoftim për të shtëna me armë rreth orës 21:00.

Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e krimit dhe nuk kanë konfirmuar ende nëse vrasja lidhet me grupet e krimit të organizuar.

 

Po ndodh...

ide