
A Nive o Bash!

Në më shumë se 1 vit më parë shkruaja për Bashën se "e akuzojnë për gjumë por duket se ai po i lë pa gjumë”. Ky shkrim analizonte faktin se si trekëndëshi Rama-Meta-Berisha nuk linin moment pa sulmuar dhe pa atakuar Bashën edhe me instrumentat e "Pushtetit të Thashethemeve" që ata kontrollojnë.
Pas dy vizitave në SHBA dhe fotove të bëra publike në Departamentin Amerikan të Shtetit, mesazheve që ka marrë dhe rikthimit aktiv në media, duket se Lulëzim Basha jo vetëm "kapi prime" mediatik por do të jetë kryefjala e fushatës dhe do të ngelet gjatë në mendjen e shqiptarëve për sfumimin që i bëri të gjithë kundërshtarëve politik përfshirë dhe kryeministrit Rama.
A Nive, është një tjetër këngë e Unikatilit, i cili paralajmëronte kundërshtarët për rikthimin e tij, njësoj siç rikthimi i Bashës gjeti të papërgatitur kundërshtarët e tij politik, politikanë, të cilët presin dështimin e Bashës, analistë të qeverisë por edhe dashamirës apo mbështetës të Bashës. Askush nuk mund ta mohojë efektin suprizues që solli Basha në këtë fushatë duke sfumuar të gjithë aktorët politikë dhe duke mbajtur prozhektorët mbi veten e tij.
Me vargjet e huazuara nga teksti dhe kënga e Unikkatilt, ”Ku të metën shokët”, me këtë togfjalësh Lulzim Basha zbërtheu gjithë simbolikën e asaj se çfarë përfaqëson Edi Rama, duke i rikujtuar shqiptarëve se ku i ka bashkëpunëtorët, me të cilët i premtoi shqiptarëve “parajsën e munguar” por që do e ndërtonte me muratorët, ferrin.
Strategjia e Lulzim Bashës jo vetëm funksionoi por tashmë po i rikthehet në një boomerang Edi Ramës dhe ekipit të tij, që aq shumë po i dhemb sa në çdo replikë po zhyten e më thellë. Mesa duket ajo që ka qenë pika më e fortë e Edi Ramës, imazhi dhe batuta po i rikthehen në pikën e tij më të dobët. Nëpërmjet sarkazëm politike, qytetarisë dhe një buzëqeshje mesa duket Basha jo vetëm po merr vëmendje në opinion publik por po e ridikulizon Edi Ramën në fushën e tij, duke e bullizuar për 4 ditë rresht.
Në fakt kjo është ajo që Ramës i dhemb realisht sepse askush në kaq shumë vite nuk e ka bullizuar me kaq shumë qytetari. Duke i gjetur "thëmbrën e Akili" me shprehjen e famshme të Bashës 7x7=313; duke i rikujtuar Ramës, bashkëpunëtorët i ka pas hekurave apo edhe të tjerë që presin radhën si pasojë e aferave korruptive që kanë organizuar.
Prandaj sot "Pushteti i Thashethemeve" është rindezur përsëri për të sulmuar Bashën jo vetëm se i ka rrëzuar skemën por i ka lënë pa gjumë sepse mori prozhektorët e vëmendjes që ishin përcaktur për prodhimet dhe ortakët politik të Ramës dhe u bë kryefjala e fushatës sepse me “Ku të metën shokët” dhe 7x7=313 janë dy shprehje që jo vetëm rrëzuan fabulën dhe propagandën por po i tregon fundin e hidhur që do të ketë secili prej tyre që ka shkelur ligjin.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128