Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral

Në filmin shqiptar Ballë për Ballë ka një batutë që ka mbetur në memorien kolektive:
“Do ta kërkoni Vlorën, Gjeneral…”
Një fjali që flet për kërkimin e diçkaje që u nënvlerësua, por që në fund rezulton të jetë thelbësore në përplasje.
Në politikë ekziston një ligj i pashkruar: ajo që përpiqesh t’ia bësh tjetrit si instrument dobësimi, shpesh të kthehet si provë karakteri për veten.
Historia e raportit mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është shembulli më i freskët i këtij riciklimi politik. Kur Basha drejtonte PD-në dhe organizonte protesta kombëtare, nuk krahasoheshin fare me protestat që bën sot Berisha, as me jehonën që kishin në zyrat ndërkombëtare apo në mediat e huaja. Por narrativa kundër tij ishte e qartë: lider që “nuk ndez dot shpresë” apo, siç e quajti Berisha kur e përjashtoi nga PD, një “broken leader”.
Sot paradoksi është i dukshëm. Protesta e tretë kombëtare nën drejtimin e Berishës nuk po prodhon impakt politik real. Nuk krijon momentum institucional, nuk gjeneron krizë qeverisëse, nuk imponon një agjendë të re. Ajo mbetet më shumë një akt mobilizimi emocional sesa një mjet transformimi real.
Ironia është therëse: ajo që dikur përdorej për të dëshmuar dobësinë e Bashës, sot po shfaqet si pasqyrë e kufijve të vetë Berishës. Po del në pah pafuqia politike e tij: nga një figurë që dikur kishte peshë në tryezat ndërkombëtare, sot perceptimi është i një lideri që endet në rrugët e Tiranës më shumë për sensacion mediatik sesa për ndikim politik.
Koha ka treguar se protesta si mjet politik funksionon vetëm kur ka dy shtylla: presion të brendshëm dhe rezonancë të jashtme. Në këtë moment i mungojnë të dyja: presioni i brendshëm dhe legjitimiteti e komunikimi ndërkombëtar. Ajo mbetet vetëm skenografi – një spektakël që ushqen ciklin mediatik, por nuk ndryshon raportin e forcave.
Si thotë filozofi dhe shkrimtari Baltasar Gracián:
“Kush mundohet të poshtërojë të tjerët, shpesh zbulohet i poshtëruar vetë.”
Kjo është edhe e vërteta hidhur që po i ndodh Berishës dhe shpurës së tij.
Në fund, politika është bumerang: mënyra si përpiqesh të delegjitimosh tjetrin, një ditë kthehet mbi ty. Ndoshta një ditë, në këtë logjikë të kthimit të monedhës, do ta kërkojnë sërish “Vlorën. “Do ta kërkojnë figurën që u shpall e dobët, për të kuptuar se ajo që duket dobësi, shpesh është vetëm pasqyrimi i perceptimit dhe jo i realitetit.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128