Kush e ka bindur Belon për posterin me "gishtin e mesit", ja ka futur!

26 Prill 2023, 11:35 / IDE NGA GERTI SHELLA

Kush e ka bindur Belon për posterin me "gishtin e mesit", ja ka

Nuk di kush qëndron prapa fushatës se Belind Këllicit, por ai që e ka bindur të bëjë këtë foto, ja ka futur...

Belo nuk ka pasur nevojë të prezantohet si Birbo. Duart e Belos, në vend që të ngrihen nga qielli, duhet të ulen, të marrin një laps e të shkruajnë një mini-program se si do ta luftojë korrupsionin...në mos një program të paktën një vizion, që mund të vendoset në fjalë...në fillim është fjala, jo gishti...

Në faqen zyrtare të kandidatit kryesor të Opozitës, nuk ka ende një fjalë të vetme për korrupsionin. Nëse Belo beson se korrupsioni luftohet me gishtin e tij të mesit, ai po gënjen veten më shumë se sa elektoratin e tij. Në faqen e Belos, e cila është tërësisht në duart e tij, nuk ka fare program të shkruar (vec dy premtime). Ata që njohin qeverisjen vendore e dinë se ajo ka të pakten 7 funksione bazë, ku secila ka nevojë të adresohet me një zgjidhje, për të mos thënë vizion...(për të konfirmuar që në faqen zyrtare të kandidatit kryesor të opozitës nuk ka ende një program të shkruar, secili mund të sigurohet edhe vetë: linku

Për votuesit konservatorë, por edhe për cdo qytetar që dërgon në shkollë fëmijët e vet, posteri në fjalë të detyron të kthesh kokën nga ana tjeter.... Sikur Belo të ishte liberal i majtë, pa konsideratë për traditën dhe komunitetet fetare, kjo shfaqje edhe mund të ishte konsideruar [me sforco] si qasje "trendi". Por Belo nuk është shfaqur si i tillë. Nëse është, metamorfoza e tij e bëftë bën përshtypje dhe e meriton një sqarim.

Ndoshta Belo, më shumë se protagonist është viktimë e këtij posteri. Kundërshtaret e tij në garën për Tiranën, mund të kenë gjetur një shteg për ta dëmtuar me duart e veta. Nuk do ishte e ekzgjeruar që, nëse është kështu, Belo vetë ta demaskonte "sabotatorin"...sepse ky imazh kaq i diskutueshëm, mund t'i kushtojë atij garën....dhe në këtë rast ai ja ka futur vetes dhe aspak korrupsionit...

Kush e ka bindur Belon për posterin me "gishtin e mesit", ja ka

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128