Metamorfoza e Revolucionit në trinomin e kullës dhe pse shqetësohen nga Basha!

13 Gusht 2023, 17:24 / IDE NGA ERMAL PEçI

Metamorfoza e Revolucionit në trinomin e kullës dhe pse

Kur isha duke lexuar një libër me ese, i cili titullohet “Shoqëri e Sfilitur” në disa faqe lexova evoluimin që kishte kaluar shoqëria jonë. Nga një shoqëri disiplinore në një shoqëri të performancës. Shoqëria e performancës është një shoqëri në të cilën armën më të fortë e ka politika, biznesi dhe media. Krijojnë një realitet larg thelbit dhe përmbajtjes, por vetëm të imazhit.

Pikërisht i njëjti mekanizëm u ngrit për të goditur Lulzim Bashën dhe për t’u larguar nga thelbi që kishte të bënte me non gratën. Pushteti i Thashethemeve u mundua ta dizenjonte Bashën, si të paaftë, si vegël të amerikanëve, mungesë nuhatje politike dhe me dogma popullore prej “bespremi”. Ndërkohë ky pushtet vazhdonte misionin e vet ku janë bashkuar dinozaurët e politikës, analistë dhe media për të krijuar një profil qesharak e sa më të dobët. Lulzim Basha vazhdonte takimet me ndërkombëtarët, sa në Departamentin Amerikan të Shtetit, por edhe duke propozuar rezoluta në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, por që në ambientet mediatike e politike nuk përbënë rëndësinë e duhur, sepse për këto grupe interesi më shumë lajm bënte “Revolucioni” sesa lëvizjet politike me thelb e përmbajtje.

“Revolucioni” përdori çdo metodë për të ndaluar zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe sikur të mos mjaftonte presioni i madh ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm me një grup deputetësh që donin të ndalonin garën për kryetarin e ri të PD-së.

Po pse gjithë ky investim i madh politiko-mediatik ku u përfshinë deputetë, biznesmenë, gazetarë dhe media për të ndaluar një proces, i cili është aq shumë i nevojshëm dhe i shëndetshëm për PD-në. E thjeshtë fare. Tashmë Sali Berisha dhe tabori që e shoqëron e di që nuk do të ketë më monopolin e opozitës. Nuk do të kenë më monopolin e fjalës në parlament dhe mbi të gjitha do të kenë përballë një strukturë, e cila është distancuar nga e shkuara dhe ka një kartë morale për të dalë para qytetarëve.

Shqipëria po përballet me shumë zhvillime të njëpasnjëshme politike ekonomike dhe sociale, të gjendur edhe përballë goditje të SPAK, vendi ynë po hyn në një epokë të re, ku ngjarjet po mbulojnë njëra-tjetrën dhe ngarkesa e problemeve dhe halleve të ditës të heq fokusin nga ngjarjet e të shkuarës. Ndërtesa më e madhe që po ndërtohet në Ballkan mesa duket paska të fshehur emra të fuqishëm të opozitës shqiptare. Flitet për dy nga emrat me të pushteshëm në Shqipëri. Sali Berishën edhe Ilir Metën.

Biznesmenët, të cilët po e ndërtojnë këtë kullë 64-katshe por edhe shumë kulla të tjera në Tiranë. Gazetari Mero Baze i ka quajtur këta individë si të punësuarit e Shkëlzen Berishës, por sikur mos të mjaftonte, ai ka dokumentuar me fakte që Shkëlzen Berisha jeton në vilën e Ilir Shtufnit njërit prej investitorëve të "Malit të Tiranës". Lulzim Basha dhe Partia Demokratike ishin të parët që depozituan një kallëzim penal në SPAK për të zbuluar kush qëndron realisht pas emrave të këtyre biznesmenëve ndërsa "Opozita e Revolucionit" u mjaftua vetëm me disa akuza facebook për të zhvendosur vëmendjen sikur po e lufton pushtetin, por ndërkohë po përfiton kulla pafund. Sikur e gjithë kjo mos të mjaftonte ndërhyri edhe vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me një roman me figura metaforike për të mbrojtur kullën e betonit e duke sulmuar Lulzim Bashën.

Po pse dinozaurët e politikës shqiptare së bashku me oligarkët e biznesit bëhen bashkë për të sulmuar Bashën?

E thjeshtë, sepse Lulzim Basha është i vetmi njeri politik që po zhvillon një luftë institucionale për të ç’demontuar smërçin e korrupsionit që është instaluar në vendin tonë dhe koha po tregon që është i vetmi person, i cili nuk është peng i kësaj klike që ditën “luftojnë” për politikë dhe natën ndajnë hartën e Shqipërisë. Lulzim Basha po i shqetëson sepse është nga të vetmit politikanë që guxoi të shkëputet nga e shkuara edhe të atashohet me partnerët strategjikë, të cilët po kërkojnë ta orientojnë vendin tonë drejt zhvillimit. Është i vetmi politikan që po kërkon vetting politik, një mjet i cili e pastron parlamentin tonë nga krimi politik, por mbi të gjitha po zhvillon një politikë institucionale, duke dorëzuar kallëzimet në SPAK për të kthyer besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe nga mund të fillojë ngritja institucionale e një shteti të së drejtës. Koha është treguesi më i mirë i së vërtetës dhe ajo po tregon se kush është vërtet pengu i Edi Ramës. Peng marrja që Sali Berisha përdorte çdo ditë në foltoren e vet dhe në revolucionin e ditëve të pushimit duke se po i del përballë në trinomin e kullës. Më atë kullë ku Sali Berisha dhe kompania u zu shah mat nga Basha./dritare.net

 

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128