Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave

Duket si një pabesi e natyrës humbja në natyrë, por edhe si një homazh i njeriut që u ndesh me pabarazinë, me mospranimin, me cungimin e hapësirës, me paragjykimin universal të fjalëve“se mendja mund të na prishë punë”, me tentativën për të izoluartë vërtetën e tij, me luftën për t’i prishur misionin, me gjendjen e rënduar të mediokritetit dhe me gjithë shpotinë e hipokrizisënjerëzore që hapet si hije dhe rëndon mbi njeriun, mbi peshën e njeriut, për të mos ta bërë shpresë.
Namiri u përball me gjithë këtë dhe shumë shpejt.
I ardhur nga një trashëgimi persekutimi, lufte të paepur me sistemin e dikurshëm dhe me establishmentin e tanishëm, Namiri dukej si një legjendë e urtë, me dëshirën për librat dhepër kulturën.
Më jepte idenë e një nxënësi të Sokratit në një kohë tjetër, që do donin ta linin të verbër dhe të shurdhër, por nuk ia dolën dot.
Namiri ishte dhe është, me fjalën e tij, një shembull i rezistencësnjerëzore.
Një baba i mirë, një mësues i mirë, një besimtar i mirë, humbja e të cilit më shkakton një dhimbje, por edhe një urrejtje të madhendaj shumicës së degradimit njerëzor që na fanitet si njëfantazmë moderne, që na ngatërron për të dalluar të mirën.
Namiri, ky model që luftonte me pabarazinë e vlerave në çdomoment, si një personalitet i stoicizmit që thelbësisht na zgjonkrenarinë e munguar të profilit që kemi kaq shumë nevojë të jetëe vërdallë, për ta dëgjuar ndryshe dhe me fjalët që duket sikur po dalin nga rendi i jetës njerëzore.
Namiri ishte i pafrikësuar nga hapja e hapësirës, donte tëmbështeste polemikën dhe, mbi të gjitha, të shtynte të besoje se ka ende miq të mirë që nuk shohin interesin e vogël.
E di, duket patetike, por kjo fatkeqësi ishte kaq e përjetueshmenë këtë të vërtetë të hidhur, sa të shton revoltën për të mos e lënëmisionin e tij të jetë pa rrugë.
Që nga adoleshenca e tij donte letërsinë, historinë, qytetin, mësimdhënien. Donte të fliste me dëshirën që njerëzit të besojnënë ide, në gjëra të cilat sot duken kaq të përmbysura, si një arkëe Noes mes gjithë kësaj llomotie të mjerë, që ndonjëherë tëduket sikur perënditë e morën Namirin për ta shpëtuar.
Gjatë gjithë ditës sot, miku im, s’e kam besuar ikjen tënde, ashtusi me gënjeshtër e kam mbajtur veten nga ai lajm i pabesë, se ndoshta nuk ka ikur ende.
Kur u takuam herën e fundit në Tiranë, më fliste me kaq gëzimpër njerëzit, për punën tënde që e donte kaq shumë, për kolegët e mirë, për Meron që i kishte dhënë një dorë të munguar prejkohësh për vlerën e tij të mënjanuar. Folëm për aktualitetin, politikën që e kishte shqetësuar prej kohësh, për letërsinë, përfëmijët dhe dhimbjen nën rreshta të largimit.
“Vazhdo të shkruash,” më tha, “herët a vonë fjala jonë do ta marrë atë që meriton. Po nuk folëm ne, kush do të flasë tjetër?”
Po sot, humbja e tij, pa modesti, është edhe një homazh krenariepër të gjithë ata që sot i mungon dhe për ata që s’e kanë njohur, e në fund për të gjithë ata që, duke parë shembullin e tij, do bëjnë atë që ai nuk e vijoi dot në tokë.
E kam të pamundur të mos kujtoj, miku im lufta jote me pabarazinë shoqërore ishte revolta e munguar e vleravenjerëzore.
Paqe, Namir.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128