Shokon Gazment Bardhi: Akuzat ndaj Ramës nuk janë të vërteta. Ligji për shpifjen i shërben atij!

8 Janar 2024, 19:03 / IDE NGA BATO KOSOVA

Shokon Gazment Bardhi: Akuzat ndaj Ramës nuk janë të

Kulmi i budallallëkut të një deputeti është kur thotë se akuzat ndaj kundërshtarit politik, janë mashtrime.

I zënë në gënjeshtra por që siç e ka zakon soji i tij, as nuk skuqet as nuk zverdhet, gaztori i Berishës tha se akuzat ndaj Ramës janë mashtrime, prandaj sipas tij është gabim që Basha ka propozuar ashpëyrsimin e masave ndaj të zgjedhurve dhe anëtarëve të kabinetit që mashtrojnë për të baltosur për interesa politike. 

Ai shkoj dhe më tej kur mori në mbrojtje Taulant Ballën se pse Lulzim Basha i ka thënë je i lidhur me krimin. Ai si një mashtrues ordiner tha se ai, (Balla) ka fituar dhe gjygje, ndërkohë që e verteta është krejt ndryshe. 

Për shkak të një precedenti që politikani, deputeti nuk mban përgjegjësi, janë sulmuar dhe baltosur me akuza nga me ordineret gra dhe burra në politikë. Për këtë gjykata ka mbyllur çështjet me argumentin, se janë politike. Gaztori i Berishës që duket se tashmë ka hallin e mashtrimeve të tij, le të kujtojë rastin e kolegeve të tij Grida Duma dhe Jorida Tabaku që u sulmuan e u denigruan, kurse gjykata i mbylli kallzimet e tyre për shpifje. Por dashuria e re për Berishën dhe frika nga mashtrimet e tij, ia kanë erresuar gjykimin dhe reduktuar kujtesën

Politika mbi mashtrimin ka po aq sukses sa vetë gaztori i Berishës. 

Për të kuptuar se kush gënjen e kush jo, për të frenuar gjuhën bullizuese dhe për ti prerë rrugën politikës së mashtrimit, ligji kundër shpifjes së deputetëve me imunitet, është hapi i duhur për politikën shqiptarë.

Boll më me parlamentin arenë akuzash të pa vërteta. Një faqe e re duhet të hapët në përballjen politike në vënd!

Po ndodh...