Të gjithë homologët e tu në 1992 kanë vdekë, suksese Doktor e ardhmja është krejtësisht e jotja!
Më 15 tetor Sali Berisha, i ka rrafshu 80 vjet. Sot ai është liru prej arrestit shtepiak, ku po mbahej si i dyshimtë, që gjatë kohës kur ka qenë kryeministër i ka ndihmu dhandrrit të tij, për do prona. Tash Berisha i rikthehet skenës politike me krejt fuqinë dhe energjinë e tij prej, një djali të ri.
Ndoshta hetimet kundër Berishës janë politike, mirëpo unë besoj që kushdo që merret me politikë në moshën 80 vjeçare, meriton me u hetu dhe me u dënu politikisht.
Gjithashtu, kushdo që beson që shpresa e demokracisë së një shteti varet prej një 80 vjeçari, edhe ai meriton me u dënu politikisht.
Kurse Berisha nuk është çfarëdo 80 vjeçari. Kur është zgjedhë ai President i Shqipërisë, në vitin 1992, në Amerikë ka qenë President Gjorgj Bushi Plaku, i cili në vjeshtën e atij viti u mposht nga një djalë i ri që luante me saksofon, që quhej Bill Clinton.
Billi sot është një burrë i shtyer në moshë, kurse Berisha sapo e ka rifilluar karrierën e tij politike.
Gjithashtu, në vitin 1992, me anë të një referendumi, në Afrikën Jugore kanë vendosë me i thanë JO aparteidit. Vetëm dy vite më herët ishte liruar nga burgu, Nelson Mandela.
Në vitin 1992, kur Berisha ishte zgjedhë President për herë të parë, kishte filluar lufta në Jugosllavi. Kryetar i Kroacisë ka qenë Franjo Tudjman. Ka vdekë. I Serbisë, Sllobodan Millosheviç. Ka vdekë. I Kosovës Ibrahim Rugova. Ka vdekë. I Bosnjës Alija Izetbegoviç. Ka vdekë. I Maqedonisë Kiro Gligorov. Ka vdekë.
Shumë suksese doktor Sali Berisha. E ardhmja është krejtësisht e jotja!
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128