Jemi në sezonin e Ujorit, karakteristikat që i bëjnë të veçantë të lindurit e kësaj shenje

17 Shkurt 2022, 19:25 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Jemi në sezonin e Ujorit, karakteristikat që i bëjnë të

Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë një natyrë të qetë, të drejtë, të mirë e simpatike. Janë miqësorë, njerëzorë, të pamvarur, indiferentë, origjinalë, shpikës dhe intelektualë.. Të gjithë të lindurit e Ujorit janë njerëz që zemërohen rrallë dhe kanë qëllim të përmirësojnë botën. Janë zbulues, filantropë, të paparashikueshëm dhe hera-herës idealistë,por kanë një idealizëm të temperuar fort nga një sens praktik.

Ujorët janë pionierë të mendimit, vizioneve dhe progresivë dhe duan t’i përmirësojnë gjërat. Gjithashtu janë të aftë t’i përfshijnë të tjerët në këtë proçes, prandaj kanë shumë shokë dhe të njohur. Shenja e Ujorit simbolizohet nga ujëmbajtësi.
Po kështu të lindurit e kësaj shenje i bëjnë dush botës me mendimet dhe idetë e tyre të reja. Fatmirësisht për ta (dhe për ne) ata janë gjenij dhe truri i tyre nxjerr ide nga më fantastiket. Ata janë të kënaqur me idetë e tyre, por janë akoma më të kënaqur kur bota bie dakord me ta, kur një gjë e tillë s’ndodh bëhen nervozë.

Ujorët janë tipa që kërkojnë liri të madhe veprimi dhe iu pëlqejnë udhëtimet. Janë ngulmues, të qëndrueshëm, të qetë, altruistë, të duruar, analitikë, individualistë dhe besnikë në ndjenja. Sensi i punës dhe dinamizmi i çon ata drejt aktivitetit komercial.

Nganjëherë mungon tek ata aftësia e të menduarit dhe e organizimit praktik. Janë ëndërronjës, flirtues dhe aventurierë, por së fundi tërhiqen me durim drejt pjekurisë.

Shumë Ujorë janë tepër motive, të veçantë, largpamës e të ndershëm, entusiazmohen si fëmijë edhe kur janë të rritur, bëhen edhe simpatikë në shoqëri.

Kanë një shpirt ironik dhe janë të ftohtë, por shpesh janë me fat në dashuri sepse dinë të dhurojnë bujari dhe nuk jane agocentrikë. Shpesh u japin tepër rëndësi ndereve, u pëlqejnë titujt, të cilët i përdorin shpesh dhe vënë re gjithmonë se ç’thonë të tjerët për ta.

 

Kanë një dhunti të mrekullueshme, prania e tyre në një ambient ka efekte qetësuese dhe siguruese. Fakti që këta njerëz janë shpikës dhe krijues ua rrit shumë vlerat.

Po ndodh...