3 arsyet më të zakonshme pse gratë dhe burrat tradhëtojnë, sipas ekspertëve

Fillimi i vitit është një kohë e vështirë për institucionin e martesës.
Ashley Madison, një faqe takimesh për njerëzit që kërkojnë të fillojnë lidhje jashtëmartesore, raportoi në një deklaratë për shtyp se janari dhe shkurti janë muajt ku regjistrimet për njohje të reja janë të pafundme.
Ndërsa avokatë e divorcit shtojnë se numri divorceve pas pushimeve është në rritje.
Por, para se të arrijmë në atë pikë, ia vlen të bëjmë një hap prapa dhe të shohim se përse gratë dhe burrat tradhëtojnë.
Dallimet në arsyet pse burrat dhe gratë tradhtojnë po ngushtohen.
"Tradicionalisht, është argumentuar se gratë kanë më shumë gjasa se burrat të tradhtojnë sepse janë të pakënaqur me marrëdhëniet ekzistuese, ndërsa burrat kanë më shumë gjasa se gratë të tradhtojnë sepse ata janë në kërkim të eksplorimeve të marrëdhënieve seksuale ose një mundësi të paraqitur", thotë Zhana Vrangalova një profesoreshë në Universitetin e New Yorkut, eksperte e marrëdhënieve seksuale.
"Kjo është ende e vërtetë deri diku sot, por hendeku gjinor në lidhje me tradhëtinë po mbyllet mes brezave të rinj. Në gjeneratat e vjetra, burrat kishin shumë më shumë gjasa të tradhtonin sesa gratë, ndërsa në brezin aktual gratë dhe burrat po tradhtojnë me ritme të ngjashme.' shton ekspertja
Githashtu dhe brezi aktual i burrave dhe grave janë më të ngjashëm në arsyet e tyre për të tradhtuar sesa gjeneratat e vjetra.
“Një studim i fundit tregoi se burrat kishin më shumë gjasa se gratë të tradhtonin për arsye që lidhen me dëshirën seksuale dhe për shkak të faktorëve të situatës si përshembull kur ata janë të dehur," thotë Vrangalova.
''Megjithatë -sipas ekspertes- tre arsyet kryesore të miratuara nga gratë dhe burrat pse ato tradhëtojnë ishin saktësisht të njëjta: mungesa e dashurisë për partnerin, dëshira për për eksplorime në marëdhënie dhe faktorë të situatës."
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
