5 gjëra që duhet t’i bëni që tani për Krishtlindje

17 Nëntor 2024, 20:29 / JETË ALFA PRESS
5 gjëra që duhet t’i bëni që tani për

Numërimi mbrapsht sapo ka filluar, e tashmë gjithnjë e më pak ditë na presin deri në mbërritjen e Krishtlindjeve.

Edhe pse mesi apo fundi i nëntorit mund të duket pak herët për disa që të vendosë pemë, dritat apo dizajnë të tjera, ka nga ata që këto detaje i kanë vendosur që në hyrje të nëntorit. Gjithsesi edhe pse është një periudhë që gjithnjë na jep ndjesi të mirë, ka disa gjëra që duhet të fillojmë t’i praktikojmë që tani në mënyrë që çdo gjë të na shkojë sipas planit gjatë festave.

Para se të filloni të mendoni vërtet për përgatitjen e Krishtlindjeve, duhet të llogaritni buxhetin me mençuri. Si ta bëni atë? Mos harroni të përfshini gjithçka që ju nevojitet; nga ushqimi te dekorimet, dhuratat, pulovrat e pashmangshme të Krishtlindjeve e kështu me radhë.

Llogaritni sa planifikoni të shpenzoni për secilën nga këto gjëra dhe shkruajini të gjitha. Duke e bërë këtë do të keni një ide më të mirë se si t’i menaxhoni paratë dhe do të shmangni shpenzimet e panevojshme të kur të afrohet dita e madhe.

Muaji dhjetor është gjithmonë një nga muajt më të ngarkuar të vitit. Mes festive, planifikimeve për darkat dhe daljet me miqtë dhe shoqërinë, është e lehtë që të harroni diçka. Ndaj më mirë merrni një stilolaps dhe shkruani të gjitha gjërat që doni dhe keni dëshirë të bëni.

Bëni një listë të dhuratave që duhet të blini

Krishtlindjet dhe Viti i Ri ndryshe identifikohen edhe me dhuratat që ne shkëmbejmë me njëri- tjetrin. Që të jeni më të qetë mund të filloni që tani që të blini dhurata për njerëzit e zemrës, në mënyrë që most ë përjetoni një “boom” shpenzimesh në fund.

Përgatitni menunë e Krishtlindjeve

Nëse keni mysafirë në shtëpi ditën e Krishtlindjeve, qoftë për drekë apo darkë, është mirë të filloni të mendoni menjëherë për menunë. Nëse jeni në kërkim të ideve, mund të shikoni programe gatimi ose të ndiqni këshillat e shefave më të famshëm.

Shkruani kartolinat e Krishtlindjeve

Një tjetër gjë që ne shpesh e gjejmë veten duke bërë në minutat e fundit janë kartolinat. Në fakt mund të lihen në fund, por ndoshta janë më të rëndësishmet. Fjalët e bukura në festat e fundvitit kanë një rol shumë të rëndësishëm në harmoninë familjare dhe atë shoqërore për të qenë bashkë ashtu siç e kërkon zakoni.