73-vjeçarja që agjëron: Në komunizëm s’na linte Enver Hoxha, fshiheshim…

Ka nisur sot agjërimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Përgjatë 1 muaji, deri në 9 prill do të vijojë Ramazani, një muaj i faljes dhe i mëshirës.
Rejhana Kalamishi Shpendi 73-vjeçe, e cila agjëron prej moshës 30-vjeçe, ishte e ftuar mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Good Morning Albania”, në Euronews Albania theksoi se në komunizëm nuk kishin mundësi që të agjëronin pasi nuk i lejonte diktatori Enver Hoxha.
Pavarësisht kësaj, ajo tregoi se e mbanin agjërimin fshehurazi ndërsa shtoi se prindërit i kishte praktikantë të fesë.
“Kam agjëruar në kohën e diktaturës. Prindërit e mi kanë qenë praktikantë të islamit. Kur erdhëm ne në jetë, na e kultivuan në zemër dashurinë për fenë dhe për Zotin. Unë kam qenë më e madhja, dhe vëllezërit e mi agjëronin me orë, kurse unë agjëroja më gjatë. Deri në ’67 feja ishte e lirë, më pas sistemi e ndaloi me ligj besimin. Aty filloi kalvari i besimtarit. Kishte njerëz që spiunonin për ata që e agjëronin. E merrnin vesh në syfir, sepse mund të ndizej dritën. Babai im mbyllte dritaret me perde, ndiznim një qiri të vogël”-tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

