“Ai bulevard na mori në qafë”, ish-presidenti Bamir Topi rrëfen njohjen me bashkëshorten e tij

21 Prill 2024, 10:23 / JETË ALFA PRESS

“Ai bulevard na mori në qafë”, ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi gjatë rrëfimit të tij ndryshe në emosionin “S’e Luan Topi”, tregoi edhe momentet e veçanta gjatë risinë së tij dhe njohjen me bashkëshorten.

Topi tha se njohja e tyre kishte qenë në bulevardin kryesor të kryeqytetit, aty ku shumica e banorëve të Tiranës dilnin për t’u shkëputur nga izolimi i lagjeve ku jetonin.

Ai bulevard na mori në qafë për shumë gjëra. E thashë në sens mataforik, sepse ai boulevard na ka sjellë gjëra shumë interesante që lidheshin me rininë. Por më pas ai boulevard na dha emërtime shumë të rënda që lidhen me ngjarjen e 21 janarit. Por e lëmë politikën. Ai bulevard për ne ishte një moment relaksi dhe dalje nga nga ai izolimi i lagjeve.

Pra gjithë Tirana vërshonte në bulevard. Më duket se ishte në tru para se në zemër. Fillimisht është fiziku që e tërheq njeriun, pastaj edhe elementë të tjerë që njeriu tenton t’i zbulojë hap pas hapi. Por nuk mund të them se njohja në mosha të hershme është e kalkuluar. Kemi qenë të rinj. Unë diku të 19 ose 20 vjeç, ajo më e vogël”- u shpreh Topi.

Më tej ai rrëfeu një detaj shumë interesant sa i takon dasmës së tij, e cila ishte bërë një vit pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha dhe për këtë fakt, ishte detyruar që festimet të ishin brenda oborrit të shtëpisë pa shumë zhurmë.

27 korrik 1986 në oborrin e shtëpisë time. Nuk ishte dasmë e madhe sepse kushtet ishin të tilla madje në 1985 pas vdekjes së Enver Hoxhës, nuk u lejuan dasmat. Por edhe në 1986 ishte inercia e ’85-ës. Ne e kemi bërë dasmën me një impiant muzikor që ma huzaoi një miku im që ishte me studime në Itali. Doli një dasmë shumë simpatike, shumë e bukur por brenda mureve të oborrit të shtëpisë, duke qenë shumë të kujdesshëm”- rrëfeu Topi ndër të tjera.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128