SPAK zbardh skemën: Si Isa Aliu pastroi paratë e bosëve të drogës përmes kompanisë së ndërtimit

Detaje të reja nga hetimi i SPAK zbulojnë mekanizmin që dyshohet se është përdorur nga Isa Aliu për të pastruar fitimet e përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës.
Sipas dosjes hetimore, një pjesë e konsiderueshme e parave të siguruara nga aktiviteti kriminal transferohej fillimisht në Shqipëri në formë cash, duke shmangur sistemin bankar. Më pas, fondet investoheshin në pasuri të paluajtshme dhe kompani tregtare në sektorë të ndryshëm, kryesisht në ndërtim, hoteleri dhe shërbime.
SPAK thotë se pas injektimit të shumave të mëdha të parave në kompaninë “A.. R.. H…” sh.p.k., Isa Aliu dyshohet se orientoi aktivitetin e saj drejt sektorit të ndërtimit. Sipas hetuesve, kompania u shfaq fillimisht si nënkontraktore në projekte banimi, me qëllim krijimin e një fasade të ligjshme për qarkullimin e fondeve dhe justifikimin e investimeve të ardhshme.
Hetimet paraprake kanë zbuluar gjithashtu një skemë të dyshuar të blerjes fiktive të kuotave në kompani të ndryshme me çmime shumë më të ulëta se vlera reale. Nëpërmjet kësaj metode, sipas SPAK, sigurohej kontrolli i subjekteve tregtare me kosto minimale, ndërsa paratë qarkullonin përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, duke krijuar një histori ekonomike artificiale dhe duke humbur gjurmët e origjinës së tyre kriminale.
Sipas prokurorëve, qëllimi final i kësaj skeme ishte integrimi i parave të trafikut të drogës në ekonominë formale, përmes investimeve në ndërtime, hotele, prona dhe aktivitete të tjera biznesi.
Gjatë viteve 2019-2021, grupi ku bën pjesë edhe Isa Aliu ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.
Masë arresti është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
