U largua nga Grupi i PS, Neomalësorja shpërthen ndaj socialistëve: Shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat

Deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku ka bërë një reagim të fortë mesditën e kësaj të marte, drejtuar socialistëve që i kërkojnë të dorëzojë mandatin, pasi deklaroi se në vazhdim do të jetë e pavarur.
Ajo thotë se nuk i ka marrë mandatin askujt, por përkundrazi, socialistët ia kanë marrë për 10 muaj rresht dhe tani ai është në vendin e vet, duke përfaqësuar qytetarët.
"Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.
Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde", shkruan deputetja Marjana Koçeku.

Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128