AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni poezitë e pabotuara nga Adelina Pali!

19 Korrik 2024, 09:49 / JETË NGA ALFAPRESS.AL

AlfaPena/ Njihuni dhe shijoni poezitë e pabotuara nga Adelina Pali!

Pak përshkrim se kush është Adelina Pali:

Adelina Pali është autore/publiciste dhe poete.

-Adelina ka lindur në Tiranë, më 1. 07. 1982.

-Ka kryer studimet e larta me korrespodencë në Universitetin "Aleksander Xhuvani" në Elbasan, për degën Gjuhë -Letërsi.

-Në vitin 2001 -2004 punoi si mësuese.

-Në vitin 2005 largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Kretë të Greqisë.

-Në vitin 2018 vendosi që bashkë me familjen të rikthehet në vendlindje, dhe nisi të realizojë ëndrrën e saj të lënë në mes, atë të shkrimit.

-Në shkurt të vitit 2021 botoi librin e parë me poezi me titull "Pa ty".
Në Prill të 2022 vjen me vëllimin e saj të dytë
"FOLE MIRËSIE "

-Në tetor të vitit 2023 vjen me vëllimin e saj të tretë "Dehja ime"

-Për momentin është e vetpunësuar në  biznesin e saj, atë të artit dhe estetikës,ku lëvron dhe pasionin e pikturës.

-Është pjesëmarrëse e shumë eventeve letrare dhe e vlerësuar me çmime si:
"Mirënjohjeje" te aktiviteti "Azem Shkreli" në Pejë dhe çmimin "Fran Tanushi" nga Akademia Mirdita.

Mirënjohje në aktivitetin e "Ora e Maleve" në Rozhaj!

Mirënjohje në aktivitetin letrar " Takimet poetike në SHarr"Tetovë.

Mirënjohje në aktivitetin letrar "Hyjnesha Ilire Thana" në Kërçovë.

Mirënjohje në konkursin letrarë "Fjala poetike"
organizuar nga Klisenko!

Mirënjohje në aktivitetin letrar "Flakadani i Karadakut" në Viti të Kosovës.

Pjesëmarrëse në shumë antologji brënda dhe jasht shqipërisë përfshirë dhe atë të New york "NEWSWORTHY CHANNEL"

Fituese e çmimit "Fjollë Dashnie" e organizuar nga klubi letrar "Ndoc Gjetja" Lezhë.

Fituese e çmimit "Malli poetik" për poezinë më të mirë të 2023 në Kosovë.

Në dt.20.10.2023 emërohet "Ambasadore Paqe".

-Njëkohësisht është angazhuar në disa projekte humanitare për t'u ardhur në ndihmë familjeve të varfra, si dhe në projektin afatgjatë për "Zgjerimin e Bibliotekave në burgje".

Deri sot janë mbyllur 12 aktivitete duke përfshirë dhe atë të Prishtinës.

Më poshtë cikli poetik i pabotuar nga Adelina Pali:

KA TEK UNË

Brenda vetes kam një glob
Gjysma e tij më jep mall.
Gjysma tjetër më mbush lot,
Shoh gjithçka rrallë e më rrallë.

Brenda vetes kam një det
Që mes dallgësh më përplas
Dhe nuk di ç’të bëj, medet,
Valën - varkë kërkoj të ngas...

Brenda vetes kam një jetë,
Sa një shekull po më duket.
Përplas krahët për te retë,
Por shpresa e trembur struket.

Ëndrra brenda meje futur,
Ëndërr e madhe sa nuk thuhet.
Gjysma e saj ngjan e këputur,
Gjysma tjetër sikur ndruhet.

Shpresa më rrëmben përbrenda,
Por s’di se ku po më çon.
Globin, detin edhe ëndrrat
Me drithërim m’i afron...

MBI ATO BUZË

Nuk di në ç'vetull të qëndroj
Nuk di ku të të puth më parë.
Shikoj një buzë që flakë lëshon,
I tëri një hijeshi e rrallë!

Le të digjem, shkrumb të bëhem,
mbi ato buzë do të qëndroj,
S'dua të mbetesh imazh ëndrre,
të të humbas jo dot s'guxoj...

LOT MALLI

Si pikë zhive lëvrija teksa më puthje,
Uritur prej kohësh të shijoja pa zë.
Mes afsheve mekur pëshpërija një lutje,
“Digji të gjitha…mos lër më asgjë!

Lër vetëm hirin e zjarrit të ndezur,
Mos u dorëzo në të djegshin buzët e mia.
Zoti e di, se si jetova prej mallit të djegur,
Me shpresën vdekur se dikur do të shihja.

Një çast nga sytë loti i mallit s’m’u nda,
Me mijëra shkëndia sikur më digjnin atje.
Tani si prush zjarri ndjenjën e mbaj,
Malli gur në zemër prapë smë lë të fle.

DO I FSHIJ LOTËT

Shpirti ngeli i çjerrë, kur s’njohe dashurinë,                                                    E unë prapë të desha, çdo ditë e më shumë.
Nuk hape pakëz një dritare, që të hynte dritë
Det do të bëhesha, që derdhej ç’do lumë!

Por prapë mëri jo nuk të mbaj,
Do jetoj me atë plagë që më la gërvishtja.
Do i fshij dhe lotët e më nuk do qaj,
Ndoshta ishte dashuri që vetëm unë e kisha.

GJITHMONË TË ZGJEDH TY

Edhe kur ti më lëndon
unë gjithmonë të zgjedh ty.
Edhe kur lotët më bien në faqe
dua të m'i fshish vetëm ti.
Edhe kur dua të përqafoj dikë, është
e pashmangshme, unë prap të zgjedh ty./*Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara nga Alfapress.al

Po ndodh...