
Kina ndalon bankat të “joshin” klientët me kukullat virale Labubu!


Autoritetet kineze kanë ndaluar zyrtarisht përdorimin e dhuratave virale, si kukullat Labubu, nga bankat për të tërhequr klientë të rinj. Vendimi vjen pas fushatës së Ping An Bank, e cila ofronte një kukull Labubu për ata që depozitonin 50,000 juan për tre muaj, një promocion që u bë viral në rrjetet sociale.
Por rregullatorët nuk janë të kënaqur: sipas tyre, fushata të tilla e rrisin artificialisht koston dhe cenojnë stabilitetin financiar të sistemit bankar, sidomos në kohë me norma të ulëta interesi dhe fitime minimale.
Kukullat Labubu, të krijuara nga artisti Kasing Lung dhe të pëlqyera nga yje si Lisa nga Blackpink dhe Rihanna, kanë krijuar një kult fansash në Kinë, por tashmë nuk janë më të mirëpritura në fushatat bankare.
Zyrtarët theksojnë: “Këto truke nuk janë zgjidhje afatgjatë.”

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128