Çmimi "Oscar"/ Materiali i trofeut, fituesit dhe historia e tij

4 Maj 2024, 18:35 / JETË ALFA PRESS

Çmimi "Oscar"/ Materiali i trofeut, fituesit dhe historia e tij
Academy Award ose Oscar (origj. Academy Award of Merit) është një çmim nga organizata e filmografisë amerikane Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS, për përsosmërinë profesionale në industinë e filmit, duke përfshirë këtu regjisorët, aktorët dhe skenaristët.

Ceremonia zyrtare në të cilën bëhet ndarja e çmimeve është një nga ceremonitë e ndarjes së çmimeve më të shquara në botë, dhe transmetohet drejtpërdrejt në televizion në më shumë se 200 vende çdo vit. Ajo është gjithashtu ceremonia më e vjetër e ndarjes së çmimeve në media, ekuivalentet e saj, Grammy Awards (për muzikë), Emmy Awards (për televizion), dhe Tony Awards (për teatër) janë modeluar pas Academy Award.

Historia

Ritualin e ndarjes së çmimeve në vitin 1929, për një orë, e ka dhënë transmetimi në radio. Kurse, transmetimet televizive të kësaj ngjarje të madhe kanë filluar në vitin 1953. Ndahen edhe çmime për kategori të tjera si, realizimi më i mirë teknik; kinematografi më e mirë; për grimin, disenjin e kostumeve, zërin, efektet pamore; çmime nderi të karrierës etj

Materiali

Mund të jetë surprizë për disa, por materiali i përdorur për të bërë çmimet është e njëjta teknologji e përdorur nga NASA për pajisjet e saj.

Kompania përgjegjëse për prodhimin e statujave është Epner Technology, e cila përdor një përzierje bakri, kallaji dhe antimon për të bërë bazën, e cila më pas është e veshur me ar 24 karatësh.
Kompania ofron një garanci të përjetshme për shtresën e arit që vesh çdo çmim.

“Ne garantojmë se shtresa jonë e arit nuk do të humbasë kurrë, prandaj garancia nuk do të duhet të zbatohet kurrë”, deklaroi në atë kohë krijuesi i kompanisë.

Sa vlen një Oscar?

Çmimi i secilit prej çmimeve do t’ju lërë pa fjalë. Në vitin 1950 Akademia prezantoi një ligj që ndalonte shitjen e “Oscars”.

Çmimi real i statujave është në fakt një dollar. Në rast se një person dëshiron të heqë qafe një nga çmimet, ai nuk mund ta shesë atë dhe do të duhet ta kthejë atë në Akademinë për atë çmim.

Fituesit

“Oscar”-i është një ndër ceremonitë më të pritura të vitit, në botën e kinematografisë, ku ndahen çmime prestigjioze për filmat dhe aktorët. Eventi i këtij sezoni zhvillohet më 24 shkurt.

Ndër vite ka statistika për ata që kanë marrë më shumë statuja “Oscar” në historinë e kësaj industrie.

Fituesi më i madh i “Oscar”-ëve në histori është Walt Disney, i cili ka marrë 26 trofe gjatë gjithë karrierës së tij, nga 59 nominime. Walt i fitoi çmimet gjatë viteve 1932-1969, shumicën në kategorinë “Best animated short”, për tetë vjet rresht, nga 1931-1939.

Aktorja me më shumë “Oscar” është Katherine Hepburn, ka fituar katër herë “Best actress”. Pas saj renditet Meryl Streep me tre trofe dhe është nominuar 21 herë.

Regjisori me më shumë “Oscar” është John Ford, ka marrë katër statuja, për “The Informer” (1935), “The Grapes Of Wrath” (1940), “How Green Was My Valley” (1941) dhe “The Quiet Man” (1952).

Për filmin me më shumë “Oscar” ka një barazim mes “Ben-Hur” (1959), “Titanic” (1997) dhe “The Lord Of The Rings: The Return Of The King” (2003), të gjithë me nga 11 trofe. “The Return Of The King” ka dhe një rekord më vete, sepse fitoi në të gjitha kategoritë ku ishte nominuar.

“La La Land”, “Titanic” dhe “All abort Eve” janë filmat që kanë marrë më shumë nominime, nga 14 secili.

Vetëm tre filma kanë marrë gjatë një nate pesë çmimet kryesore; filmi më i mirë, regjisori, aktori dhe aktorja, si dhe skenari më i mirë. “It Happened One Night” ishte i pari i kësaj liste, në vitin 1934, i ndjekur nga “One Flew Over The Cuckoo’s Nest” (1975) dhe “The Silence Of The Lambs” (1992)./ *Përgatiti Alfapress.al*

 

Po ndodh...