Misteri/ Kush e vrau aktorin Agim Shuke?

Intervista e vajzës së tij, Jonida Çobani Gjoka që tregonte që divorci i prindërve e kishte lënë me trauma dhe sot pasi nuk kishte dëshirë për fëmijë solli dhe njëherë në vëmëndje për të gjithë nostalgjikët vrasjen e aktorit e Agim Shuke në vitin 1992.
Pse është harruar vrasja misterioze e aktorit të shquar Agim Shuke, në vitin 1992.
Ai jetoi edhe disa ditë pas atentatit, i dërguar me urgjencë në një spital të Romës, në Itali.
Doli nga koma, por nuk mbijetoi.
Agim Shuke duhet ta ketë parë ose ditur diçka se kush e vrau.
A u ndoqën pistat e dyshuara të krimit që u publikuan në shtypin e kohës?
Pse kaq heshtje, kur dihet që pas vdekjes së tij në vitin 1992 është protestuar me arkivolin në krah para Ministrisë së Rendit për zbulimin e kriminelit?
Policia heshti ndërsa aktorët e kolegët e tij artistë ende janë të habitur.
Askush nga kolegët nuk kishte asgjë të keqe për të thënë për Shuken, ndaj edhe pistat e vrasjes dukeshin si rrugë pa krye.
Asokohe u fol për dy pista: Së pari, krim brenda familjes pasi aktori ishte divorcuar njëherë; e së dyti hakmarrje për notën e ndonjë studenti…dhe nëse ka ndonjë pistë të tretë, asgjë nuk dihet...është e kotë.
Shuke ka qenë një artisti i shquar i skenës dhe ekranit duke interpretuar 20 role.
Roli i tij i parë ka qenë ai i Dinit në filmin "Oshëtim në bregdet" në vitin 1966.
Më tej ka luajtur role të tjerë si rolin e Bashkimit në filmin "Plagë të vjetra" në vitin 1969, rolin e Sandrit në filmin "Në fillim të verës" në vitin 1975, rolin e komisarit shqiptar të bazës detare në filmin "Ballë për ballë", rolin e Musait në filmin "Militanti" në vitin 1984 etj. Roli i tij më i fundit ka qenë ai i babait të Anilës në filmin "Një djalë edhe një vajzë" në vitin 1990
Në 1986 Agimi largohet nga teatri i Vlorës dhe shkon në Tiranë si pedagog i mjeshtërisë së aktorit ne ILA, sot Universiteti Arteve , detyrë të cilën e mbajti gjer në fund të jetës së tij./Alfapress.al
-
6 Fakte befasuese rreth Shën Valentinit
13 Shkurt, 13:10 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


