Muze për Ajnshtajnin, në Jerusalem/ Hapësirë inovative për edukimin shkencor

Qeveria izraelite do të ndajë rreth 6 milionë dollarë dhe Universiteti Hebraik të mbledhë 12 milionë dollarë të tjerë, për të krijuar një muze të madh dhe modern të Ajnshtajnit, i cili do të strehojë koleksionin më të madh në botë të dokumenteve dhe sendeve të tjera personale të shkencëtarit të famshëm.
Muzeu, i cili do të ndërtohet në objektet e universitetit Givat Ram në Jerusalem, do të strehojë të gjithë arkivin që Ajnshtajni i la trashëgim universitetit, një nga themeluesit e të cilit ishte ai . Ajnshtajni vdiq në moshën 76-vjeçare në vitin 1955 dhe la rreth 85,000 objekte në zotërim të Universitetit Hebraik.
Muzeu i ri do të jetë një hapësirë inovative për edukimin shkencor dhe teknologjik duke shfaqur teknika të fundit të ekspozitës, demonstrime shkencore dhe dokumente autentike, duke paraqitur kontributet e Ajnshtajnit në shkencë, ndikimin e zbulimeve të tij në jetën sot dhe veprimtarinë publike.
-
Horoskopi ditor 24 tetor 2022
24 Tetor, 07:12
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
