Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

1 July 2026, 22:54 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi

Protestuesit kanë marshuar në ditën e 32-të të protestës para Kryesministrisë për të vazhduar më tej pranë godinës së Parlamentit. Me thirrjet e vazhdueshme që shprehin pakënaqësitë ndaj sistemit qeverisës qytetarët kanë përshkuar intinerarin e përnatshëm në rrugët e Tiranës.

 
“Rama, jepe dorëheqjen”, “Rama në burg! Berisha në burg!”, “Rama, fuck you”, “Ju erdhi fundi” dhe “Revolucion”, janë thirrjet përgjatë marshimit.

Protesta sot shënoi ditën e saj të 32-të ndërsa organizatorët e saj vazhdojnë të theksojnë se nuk do të ndalen dhe se kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama sa më shpejtë.

Po ndodh...

ide