Pse dhuratat e fundvitit janë kaq të rëndësishme për fëmijët; çfarë duhet të dhuroni
Po afrohen festat e vitit të Ri dhe natyrisht të gjithë prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e fëmijëve do t'u bëjnë dhurata, kush e kush më të mirë e më të shtrenjtë.
Por edhe fëmijët mezi po i presin. Atyre u është kërkuar, që të sillen mirë apo të realizojnë diçka, që nuk e kishin realizuar më parë dhe për ta nxitur i është premtuar një dhuratë, që fëmija e dëshironte fort.
Po afrohet dita, kur do të shohin se u është realizuar dëshira apo jo?
Pra, ja kanë dalë të jenë aq të zot, sa ta meritojnë tu plotësohet dëshira.
Dhurata e të rriturit duhet të jetë diçka e menduar, e përzgjedhur, me një qëllim të caktuar dhe natyrisht i duhet dhënë rëndësi edhe momentit të dhurimit.
Ky veprim i thjeshtë për fëmijën ka efekt të jashtëzakonshëm.
E gjithë psiha e tij është e përfshirë nga ngazëllimi, që i rrituri, arritjet e tij, i sheh po aq të rëndësishme sa dhe fëmija vetë, madje i dhuron dhe dhuratë për këtë arritje.
Pra të dy janë bashkëudhëtarë në këtë proces dhe ai, fëmija, nuk është vetëm dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
