Pse fshihet Mercedesi S-Class ku Lady D humbi jetën

6 Shtator 2022, 15:52 / JETË ALFA PRESS

Pse fshihet Mercedesi S-Class ku Lady D humbi jetën

Kanë kaluar 25 vite nga vdekja e Princeshë Dianës nga aksidenti në Paris në 1997.

Gjatë këtyre dekadave janë shkruar dhjetëra skenarë dhe teori konspirative se çfarë ndodhi atë natë.

Por një nga misteret më të mëdha është makina në të cilën ndodhej Diana,  i dashuri i saj Dodi Fayed dhe truporja i cili ishte dhe shoferi.

Makina në të cilën ato ndodheshin ishte një Mercedes S280 që çifti kishte marrë me qira atë natë për t’u shpëtuar paparacëve.

Makina i përkiste kompanisë Etoile Limousines dhe kishte pësuar dëmtime të rënda pasi goditi muret e tunelit me shpejtësi mbi 190 km/h. 

Ky Mercedes me sa duket iu dorëzua policisë për hetime.

 Por që nga ajo natë, makina është zhdukur dhe askush nuk e di - apo dëshiron të zbulojë - vendndodhjen e saj.

Pronari i kompanisë, Jean-Francois Musa, gjatë gjithë këtyre viteve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për të zbuluar vendndodhjen e makinës e cila gjithsesi i përket.

Por asnjë shërbim nuk i jep atij asnjë përgjigje, duke forcuar më tej teoritë e konspiracionit për atë që fshihet realisht pas aksidentit.

Ai këmbëngul, duke thënë se dëshiron ta marrë atë dhe ta ekspozojë për ta parë publikun.

Ndoshta synimet e tij nuk janë edhe aq “të mira” pasi mediat britanike shkruajnë se nëse gjendet Mercedes S-Class , ka "koleksionistë" në mbarë botën të gatshëm të paguajnë deri në 11 milionë euro për ta blerë atë.

Paratë padyshim janë shumë dhe pavarësisht natyrës makabre të gjithë çështjes, një gjë është e sigurt se edhe pse kanë kaluar 25 vite pas vdekjes së saj së Lady D, ajo është ende e kërkuar.

Pse fshihet Mercedesi S-Class ku Lady D humbi jetën

 

 

 

Po ndodh...