Shkenca zbulon pse ka më shumë vr*sës serial meshkujsh sesa femra

Prej disa vitesh në fushën e kriminologjisë, neuroshkencëtarët nga e gjitha bota po studiojnë trurin e njeriut dhe po përpiqen të identifikojnë shkaqet që shtyjnë subjekte të caktuara të kryejnë akte mizore si ajo e vrasjes.
Nga këto studime doli se me të vërtetë ekziston një shpjegim shkencor dhe ai gjendet në AND-në tonë.
Çfarë do të thotë kjo?
Veprimet tona mund të komandohen nga diçka më e fortë se vetë vullneti.
Gjatë hulumtimit u zbuluan dy gjene si shkaktarët kryesorë të këtyre disbalancave neurologjike: i pari është gjeni i quajtur CDH13, një variant i veçantë i të cilit lidhet me autizmin, skizofreninë dhe ADHD (Çrregullim i Deficit të Vëmendjes / Hiperaktivitetit).
Gjeni i dytë, i quajtur MAO-A, gjendet në pjesën më të shkurtër të kromozomit X dhe është një enzimë që rregullon aktivitetin e neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina (të njohura edhe si hormonet e lumturisë).
Në praktikë, ata që kanë këto dy variante, veçanërisht në rastin e gjenit MAO-A, do të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë sjellje të dhunshme dhe agresive, zakonisht të dukshme tashmë në moshë të re.
Këto subjekte gjithashtu do të priren të bëhen gjithnjë e më apatikë, deri në atë pikë sa të kryejnë akte mizore pa më të voglin pendim.
Megjithatë analizat tregojnë një kuriozitet.
Duket se këto dy gjene përfshijnë vetëm ata që kanë një kopje të vetme të kromozomit X duke bërë që të krijohet një përqendrim i lartë i enzimës MAO-A.
Përkundrazi, tek ata që kanë dy kopje të kromozomit X (si tek gratë), enzima pothuajse shpërndahet.
Kjo (ndoshta) shpjegon pse ka një shkallë të lartë të kriminelëve serialë meshkuj në krahasim me femrat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
