Shkencëtarët krijojnë embrion sintetik pa spermë dhe vezë

6 Shtator 2022, 15:59 / JETË ALFA PRESS

 Shkencëtarët krijojnë embrion sintetik pa spermë dhe

Shkencëtarët kanë krijuar embrione të miut në labarotir në një ‘enë’ në mungesë të spermës dhe vezëve,  eksperiment i cili në të ardhmen mund të ndihmojë familjet që shpresojnë të kenë pasardhës, shkruan CNN, e cila citon kërkime ndërkombëtare që zgjatën dhjetë vjet.

Duke përdorur qelizat staminale studiuesit arritën të krijonin një embrion sintetik miut që filloi të formonte organe pa sperm apo vezë.

“Modeli ynë i embrionit të miut jo vetëm që zhvilluan një tru, por edhe një zemër që rreh, të gjithë organet që përbëjnë trupin’ theksoi autorja kryesore e studimit Magdalena Guerlina Getz, një profesoreshë e Universitetit të Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Studimi tregon një përparim emocionues në sfidën me të cilën shkencëtarët përballen duke studiuar embrionet e gjitarëve me mitër’ tha  Marian Bronner, një profesor i biologjisë në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni në Pasadena.

Siç shkruan CNN studiuesit britanikë, amerikanë, italinë dhe izraelitë shpresojnë të kuptojnë pse disa embrione njerëzore dështojnë dhe shtatzënia e një gruaje nuk përfundon.

Për më tepër, gjetjet mund të përdoren për të krijuar organe njerëzore sintetike për transplantim.

Studiuesit shpresojnë të përparojnë nga embrionet e miut në krijimin e modeleve shtazënisë natyrore njerëzore.

Megjithatë embrionet e miut dhe të njeriut ndryshojnë ndjeshëm, gjë që të tregon se mund të kalojnë dekada para se studiuesit të mund të bëjnë një procedurë të ngjashme për modelet njerëzore.

Në laborator , studiuesit izoluan tre lloje të qelizave staminale nga embrionet dhe i kultivuan ato në një enë për të bashkuar qelizat dhe mund të shihnin grupin e qelizave duke u formuar në një strukturë gjithnjë e më komplekse. 

Duke parë embrionet për tetë ditë në një laborator në vend të mitrës, shkencëtarët patën një pamje të mirë të procesit për të mësuar pse disa shtatzëni mund të dështojnë.

Studiuesit besojnë megjithatë se procesi mund të përdoret drejtpërdrejtë për të testuar barna të reja, në terma afatgjatë, ndërsa shkencëtarët të kalojnë nga embrionet sintetike të miut në një model të embrionit njerëzor.

 

Po ndodh...