Si sot, më 20 mars 1899, lindi gazetari, shkrimtari Llazar Fundo

20 Mars 2024, 07:52 / JETË ALFA PRESS

Si sot, më 20 mars 1899, lindi gazetari, shkrimtari Llazar Fundo

Më 20 mars 1899, lindi Llazar Fundo.

Mësimet e para i mori në vendlindje, në Korçë.

Kreu Liceun francez të Selanikut.

Ndoqi studimet për Drejtësi në Paris. Më 1923-shin u kthye në atdhe, ku nisi të ushtrojë profesionin e juristit. Ndërkaq, mori pjesë në radhët e shoqërisë

“Bashkimi” (1922-1925) dhe u vendos në krye të gazetës me të njëjtin emër.
Fundo ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fan Nolit, të Luigj Gurakuqit, të Gjergj Fishtës, të Hasan Prishtinës, të Tajar Zavalanit.

Pas rënies së qeverisë së Nolit, u largua drejt Italisë, Austrisë, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë. Gjatë kësaj kohe, bashkëpunoi me gazetën e nacionalistëve shqiptarë “Liria Kombëtare”.

U diplomua për filozofi në Moskë.

Më 1934-ën i dënuar me vdekje nga Kominterni, u shtrëngua të linte Rusinë.

Më 1939-n u kthye sërish në atdhe për të marrë pjesë në rezistencën kundër pushtuesve italianë.

Në vitin 1941, u arrestua dhe u internua në ishullin e “Ventotene”-s të.

Më 23 shtator 1944 u pushkatuar nga partizanët shqiptarë në Kolesjan të Kukësit.

Si sot, më 20 mars 1899, lindi gazetari, shkrimtari Llazar Fundo

 

Po ndodh...