Si të pastroni rrënjësisht flokët nga yndyra, zbokthi dhe kimikatet e bojrave

24 Nëntor 2024, 23:48 / JETË ALFA PRESS

Si të pastroni rrënjësisht flokët nga yndyra, zbokthi dhe
Nëse prej kohësh po pyesni veten si të pastroni skalpin e kokës nga yndyra, zbokthi apo kimikatet zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni.

Flokët janë një lloj proteine që rritet nga skalpi dhe zënë një pjesë të rëndësishme të kujdesit të përditëshëm.

Kujdesi ndaj tyre është një proçes sa higjenik aq edhe pjesë kreative e stilit të jetesës.

Për këto arsye një pjesë e madhe e njerëzve i kushtojnë një vëmendje të veçantë flokëve.

Heqja e papastërtive apo toksinave nga skalpi i kokës mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk merr kujdesin e duhur.

Shumë njerëz preferojnë të heqin toksinat nga koka e tyre pas trajtimeve të gjata me bojra apo shampo kimike.

Kjo sugjerohet shumë edhe nga dermatologët pasi është një nevojë që trupi e kërkon.

Pa diskutim ilaçi kundër toksinave të tepërta që shtojnë edhe yndyrën apo zbokthin janë kurat natyrale.

AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon disa metoda natyrale se si mund të kujdeseni që flokët tuaja të rriten sa më të shëndetëshme.

Për të pasur rezultate të mrekullueshme tregohuni gjithnjë të kujdesshëm dhe ndiqni këshillat si më poshtë.

Në këtë rast nuk ka ndonjë periudhë të paracaktuar, mjafton të shihni me kujdes nevojat e flokut tuaj.

Nëse keni shumë zbokth, yndyrë të shtuar, skalp të irrituar apo flokë shumë të thatë merni masa sa më shpejt.

Këto janë sinjale të heshtura që flokët po ju dërgojnë nëse së fundmi jeni treguar të ashpër me to.

Megjithëse mund t’ju duket si diçka e komplikuar për këto maska do të përdorim jo më shumë se 2-3 përbërës që ju gjenden në shtëpi.

Zgjidhni përbërës me veti purifikuese si uthulla e mollës apo kastraveci pasi janë të pasur me enzima dhe minerale që ndihmojnë flokët.

Lani flokët me shampo si zakonisht dhe më pas vazhdoni me maskën.

Përzieni 5 lugë gjelle uthull molle me sasinë e ujit dhe  lyeni të gjithë sipërfaqen e kokës teksa flokët janë të lagura.

Masazhojeni kokën dhe flokët  mirë dhe vazhdoni me tharjen e tyre.

AgroWeb.org ju këshillon të mos i shpëlani më flokët në mënyrë që uthulla e zbutur me ujin të veprojë për disa ditë.

Uthulla e mollës do të pastrojë flokët tuaj pa dëmtuar yndyrën natyrale dhe të shëndetëshme të flokut.

Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta të detoksifikimit që mund ta aplikoni vetëm 1 apo 2 herë në javë.

Qëroni kastravecin dhe limonin duke i prerë më pas në copa të vogla.

Hidhni të gjitha në një mikser bashkë me ndonjë vaj esencial aromatrik si vaj i rozmarinës nëse dëshironi dhe përizejini.

Kur të keni përfituar një masë të hollë përdoreni për të lyer flokët dhe skalpin para se të laheni.

Masazhojeni për disa minuta dhe lëreni në kokë derisa të thahet më pas lani kokën rregullisht.

Limoni dhe kastraveci do  të ndihmojnë në zbutjen  e flokëve dhe skalpit të kokës dhe janë një kurë perfekte për personat me flokët të yndyrshëm.

Këtë maskë mund t’a përdorni sa herë që të laheni.

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë derisa të përfitoni një masë të butë dhe të njëtrajtëshme.

Masazhojeni atë në skalp me duar duke e rrëshkitur edhe nëpër flokë.

Lëreni në kokë për 20 minta e më pas shpëlani flokët si zakonisht.

Përdoreni këtë maskë të paktën 1 herë në javë për rezultate të mira.

Për skalp të butë provoni gjithnjë maskat me vajra esenciale apo vajra të thjeshtë.

Masazhoni kokën me to para se te laheni që të keni flokë dhe skalp të butë gjithmonë.

Mund të përdorni vaj koksi, ulliri, argani apo vaj jojoba deri në 2 herë në javë.