“Rama i premtoi Osmanit votat e PDK-së”/ Ish-zv.kryeministri Abazi: Thikë pas shpine ndaj ish-Presidentes
Ish-zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi debatoi me ekspertin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Egon Loli, lidhur me raportet Kurti-Osmani dhe rolin e Edi Ramës në zhvillimet politike në Kosovë.
Sipas Abazit, kryeministri Kurti e përdori Vjosa Osmanin dhe më pas kur ajo nuk i duhej më e goditi "me thikë pas shpine".
Ky argument u kundërshtua nga Loli, i cili theksoi se Osmani nuk i kishte votat për t'u rizgjedhur Presidente. Madje Loli shkoi më tej, kur u shpreh në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN se kishte informacione se Rama i premtoi Osmanit se do t’i bëjë votat që i duhen, përmes PDK-së.
Abazi: E përdori dhe e goditi Osmanin me thikë pas shpine, kjo është puro politikë ballkanase.
Loli: Nuk është tamam kështu. Edhe ti vet e di që Osmani s’i kishte votat.
Loli: Meqë ma the këtë punën e thikës. Edhe unë mund të them që Vjosa Osmani kishte marrë premtim nga Rama që do të bëjë votat e PDK-së. Janë nga burimet e mia. Ose në takimin e Bordit të Paqes, ose një ditë para pavarësisë. I premtoi se do t’i bëjë votat e PDK-së, dhe hajde tani të gjejmë se kush i futi thikën kujt!
Abazi: Ore zotëri Rama është kryeministër i Shqipërisë, edhe nëse e ka bërë atë premtim në rregull është. Nuk është Vuçiçi, është Rama. Shyqyr erdhëm në kohën kur Rama ndikon në Kosovë dhe jo Vuçiçi.
Loli: Nuk është problemi me bashkëpunimin me institucionin e Kryeministrit. E kam fjalën për bashkëpunimin përtej institucional me personin që quhet Edi Rama.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128