Berisha: Pronarët e medieve, supermafiozë të fjalës së lirë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me demokratët dhe simpatizantët e PD-së së degës 5 në Tiranës, ka sulmuar sërish pronarët e medieve që sipas tij, janë kthyer në investitorë strategjikë.
Ai theksoi në fjalën e tij, se ketë janë mafiozët e fjalës së lirë.
‘ Pronarët shpallen investitorë strategjikë. Marrin favore të jashtëzakonshme. Pronarët, diku këtu afër, marrin 4500 metër katrorë tokë me 1 euro siç merr Bolino, tokë e dhuruar nga fisnikë tiranas, familje tiranase, për gjimnaz sepse komuniteti nuk kishte gjimnaz aty. Ato i jepen pronarit të medieve.
Dhe më pastaj më thonë mua, nuk janë mafiozë këta? Këta janë supermafiozë dhe këta janë mafiozët më të rrezikshëm sepse janë mafiozët e fjalës së lirë.’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Problem shumë serioz janë mediat e kapura.
Më shumë se çdo gjë tjetër, unë në veten time vlerësoj fjalën e lirë, lirinë e mendimit.
Ajo ishte ëndrra jonë në diktaturë, që të ishim të lirë.
Ajo ishte sinonimi i dinjitetit tonë, sepse nuk e kishim.
Po sot, 90 përqind e medieve kontrollohen nga qeveria.
Pronarët bëhen investitorë strategjikë.
Pronarët, me porosi të Lubisë, i patë dosjet ju, merrnin dhjetëra milionë nga rrugët. Prandaj kushtonin rrugët. Taksat tuaja, 20 milionë kilometri sepse ndahej midis ministrit, pronarit të medieve, midis këtij e atij, dhe merrnin paratë tuaja.
Pronarët shpallen investitorë strategjikë. Marrin favore të jashtëzakonshme.
Pronarët, diku këtu afër, marrin 4500 metër katrorë tokë me 1 euro siç merr Bolino, tokë e dhuruar nga fisnikë tiranas, familje tiranase, për gjimnaz sepse komuniteti nuk kishte gjimnaz aty. Ato i jepen pronarit të medieve.
Dhe më pastaj më thonë mua, nuk janë mafiozë këta?
Këta janë supermafiozë dhe këta janë mafiozët më të rrezikshëm sepse janë mafiozët e fjalës së lirë.
Këta riprodhojnë në seri lajmin, e jep ERT, e marrin që të gjithë dhe e përsërisin.
Edhe në qoftë se nuk e beson qytetari i thjeshtë, neveritet.
Kjo do të thotë se ai mpihet.
Ai humbet ndjeshmërinë ndaj kësaj që ndodh.
Dhe qeveria këtë do. Dhe tani sulm se po na thotë... asnjë gazetar nuk është adresuar kurrë nga unë dhe nuk do agresohen.
Por të marrësh analistë kriminelë të damkosur si Idajet Beqiri, a ka fyerje më të madhe?
Një njeri i damkosur i dënuar në disa procese gjyqësore nga përdhunime, vjedhje, terrorizëm, etj, dhe ai në studio...
Ti nuk e sheh atë, kthen kokën, por ai kthimi i kokës do të thotë humbje e interesit për të vërtetën.
Do që qytetarët të fitojnë indiferencën.
Nxjerr analist Bolinon, një hajdut me çizme që merr 4500 metër katrorë tokë me 1 euro për të mashtruar nga mëngjesi në darkë për llogari të Edi Ramës.
Si thoni ju? Të mos qëndrojmë ndaj tyre?
Do qëndroj deri në minutën e fundit të jetës time.
Ne jemi për lirinë e medias, jemi dhe do jemi.
Ne jemi për pavarësinë e gazetarëve dhe e respektojmë plotësisht.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128