Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, kontrolle dhe...

6 Maj 2026, 19:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, kontrolle dhe...

Një aksion i befasishëm është duke u zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, në burgun e Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve, rreth 10 furgona me forca të DAP kanë mbërritur në ambientet e institucionit dhe kanë rrethuar godinën, ndërsa kanë nisur kontrolle të imtësishme në të gjitha hapësirat e burgut.

Operacioni është ende në zhvillim dhe deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse janë sekuestruar sende të kundërligjshme apo njësoj si operacionet e tjera ku u sekuestruan thjesht disa televizorë.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në vijim lidhur me rezultatet e këtij aksioni.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova